26.9 C
Pristina
E hënë, 28 Korrik, 2025

Polici sulmohet në rrugë nga tre të rinj në Mitrovicë

Një zyrtar policor ka raportuar se është sulmuar nga tre persona të dyshuar, derisa ndodhej jashtë detyrës zyrtare, në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, më 27 korrik 2025 rreth orës 17:00.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zyrtari policor, me detyrë në pikën kufitare të Jarinjës, është ofenduar verbalisht nga tre persona të cilët ndodheshin në një veturë. Pas fyerjeve, të dyshuarit kanë zbritur nga vetura dhe e kanë shtyrë dhe kapur për duarsh zyrtarin, të cilit nuk i është dhënë mundësia të prezantojë ID-në policore, për shkak të pengesës fizike nga ana e të dyshuarve.

Personi i parë i dyshuar, Rron Smakolli rreth 18-vjeçar, është ndaluar nga Policia, por gjatë arrestimit ka ofenduar zyrtarët policorë dhe nuk i ka zbatuar urdhrat. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një thikë në xhep.

I dyshuari i dytë, Dastin Xhemajli rreth 20-vjeçar, është paraqitur në stacion policor pas kontaktit telefonik, ndërsa i treti, Lorik (i datëlindjes ende të pacaktuar), nuk është paraqitur dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “Sulm”, ndërsa të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit të parë, përveç kallëzimit penal, është shqiptuar edhe kundërvajtje për moszbatim të urdhrit të policisë dhe për ngasje të automjetit pa patentë shofer.

Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të tretë të përfshirë në këtë incident.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here