Policia e Kosovës arreston dy serbë në veri, zbulohet arsyeja
Sot policia e Kosovës kanë arrestuar dy shtetas serbë në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”
Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë vjedhur para në një objekt fetar në rrugën “Qeta e Minatorëve”.
“Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar dhe te njejtit e kane pranuar se kane kryer vepren ne fjal. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është caktuar masa e ndalimit:
- M.S. (2007) – ndalim për 48 orë
- D.R. (2008) – i mitur, ndalim për 24 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.
