31.4 C
Pristina
E premte, 8 Gusht, 2025

Policia në kërkim të serbit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është në kërkim të të dënuarit që u arratis dje nga Qendra Korrektuese në veri të Mitrovicës.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast janë intervistuar zyrtarët korrektues.

“Mitrovicë Veri  07.08.2025 – 13:30. Raportohet se nga Qendra Korrektuese në Mitrovicë Veri ka ikur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në këtë qendër. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin janë intervistuar zyrtarët korrektues dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Siç u raportua mbrëmë, Gjorgje Radomiroviq, është serbi që u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë. Ai  ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj heqje lirie për një vrasje.

Atij i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj në vuajtje të dënimit.

“I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit.”, ka njoftuar  Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here