26.1 C
Pristina
E premte, 12 Shtator, 2025

Pozhari i ashpër: Nuk ka krizë me SHBA-në, opozita po mashtron opinionin publik

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar në mbrojtje të Qeverisë Kurti, pas lajmit për pezullimin e përkohshëm të Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për krizë në marrëdhënie, por për një keqinformim të qëllimshëm, shkruan Gazeta Imazhi.

Pozhari thekson se ky proces ishte iniciuar për herë të parë gjatë Qeverisë Kurti 2, ndërsa asnjë qeveri e mëparshme nuk e kishte sjellë këtë temë në tavolinë.

“Pezullimi i përkohshëm i Dialogut Strategjik nuk do të thotë shkëputje e raporteve me SHBA-në. Lajmi i sotëm nuk flet për krizë, por për pezullim të një procesi specifik. Marrëdhëniet nuk maten me lajme bombastike, por me vepra”, ka shkruar ai.

Pozhari ka përmendur disa prej investimeve dhe marrëveshjeve të arritura me SHBA-të gjatë qeverisë Kurti:

  • 40 dronë ushtarakë RQ-20 Puma
  • 50 autoblinda të reja
  • Marrëveshje për helikopterët Black Hawk
  • Pagesa për 246 raketa Javelin

Sipas tij, këto janë dëshmi të qarta se partneriteti me SHBA-në jo vetëm që nuk është ftohur, por po thellohet edhe më tej.

“Opozita po përpiqet t’i shtrembërojë këto fakte për përfitime politike, por realiteti nuk manipulohet me deklarata boshe. Aq më tepër, mllefi ndaj Kurtit nuk është koncept, është vetëm një përpjekje e dështuar për t’ia rrëmbyer pushtetin në emër të ‘pro-perëndimores’, ngaqë e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet”, ka shtuar Pozhari.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here