div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31364 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Prindërit e mi janë…”, Gruaja e Bleros tregon prejardhjen e san

Pas dasmës madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve javën që lamë pas, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, Eronita, është bërë qendra e diskutimeve në mediat online.

Një nga pyetjet më të shpeshta që ka qarkulluar së fundmi ka qenë pikërisht prejardhja e saj, për të cilën ajo vendosi të sqarohet publikisht.

Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Eronita ka sqaruar se ndonëse ka jetuar gjatë gjithë jetës në Bosnje, rrënjët e saj janë plotësisht shqiptare. Ajo tregoi se të dy prindërit e saj janë nga Kosova, duke shuar kështu kuriozitetin e shumë komentuesve që aludonin për një prejardhje tjetër.

“Jam lindur dhe rritur në Sarajevë, ku kam jetuar tërë jetën,” u shpreh ajo, duke shtuar me sinqeritet se kjo është edhe arsyeja pse mund të bëjë gabime të vogla në shkrimin e gjuhës shqipe.

Ky sqarim vjen pas komenteve të shumta që rrethuan çiftin e ri menjëherë pas kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *