1.5 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Pse Gjermania po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO?

Bota

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kundërshtuar kërkesën e Ukrainës për t’iu bashkuar me shpejtësi NATO-s, duke hedhur poshtë një shtyllë kryesore të “Planit të fitores” të paraqitur nga Volodymyr Zelensky tek liderët perëndimorë në fillim të këtij muaji.

Në komentet që mediat e huaja raportojnë se kanë irrituar aleatët e NATO-s, Scholz përjashtoi troç mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në të ardhmen e afërt, duke këmbëngulur se asnjë vend nuk mund t’i bashkohet aleancës perëndimore ndërsa është në luftë.

Ai gjithashtu përsëriti refuzimin e tij për t’i siguruar Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi të Gjermanisë Taurus dhe shprehu frikën se mbështetja më e madhe e Ukrainës rrezikonte ta tërhiqte vendin e tij në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Është e rëndësishme të kuptohet se një vend në luftë nuk mund të bëhet absolutisht anëtar i NATO-s. Të gjithë e dinë këtë, nuk ka mosmarrëveshje për këtë temë”, tha Scholz në kritikën e tij të parë publike të “planit të fitores” të presidentit ukrainas.

Bëhet e ditur se kritikat vijnë pasi Zelenksky nisi një vizitë diplomatike në Londër, Paris, Berlin dhe Romë në fillim të këtij muaji, duke paraqitur aspektet kryesore të planit të tij të fitores për udhëheqësit kombëtarë.

Plani iu prezantua edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në një takim në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

Kuptohet se plani përfshin një kërkesë për NATO-n që t’i paraqesë Kievit një ftesë për t’u bashkuar me aleancën, si dhe një fund të kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjatë, thellë brenda Rusisë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here