div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32161 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe: Vendimi i KQZ-së në kundërshtim me dispozitat ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Srpska ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të shtunën vetëm për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër shpalljes së rezultateve për Listën Srpska, ndërsa anëtarët e partive tjera shqiptare kishin abstenuar. Kjo çoi në kritika nga ndërkombëtarët.

PZAP tha se ankesa e Listës Srpska është e arsyeshme dhe e bazuar.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.

PZAP shtpi se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe se “vlerëson se ky vendim është і pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipër cekura, kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *