Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka thënë se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.
Sipas Mustafes, në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.
Ai tha se nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.
Postimi i plotë:
Në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.
Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.
Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.
Rënia e numrit të bizneseve është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.
Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari!
Koha për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Kosovë po vije!