Qeveri tranzitore? Ky është vendimi i PDK-së pas propozimit të LDK-së

0
734

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar rreth propozimit të LDK-së sa i përket formimit të një qeverie tranzicionale.

Në një prononcim për IndeksOnline, Krasniqi tha se kryesia e PDK-së do të mblidhet nesër dhe do të diskutohet edhe kjo gjë.

Ai thotë se qëndrimet e Partisë Demokratike janë të qarta dhe konsistente.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here