Qeveria ndan 10 mijë euro për shpenzimet e funeralit të Nexhat Dacit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 284-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 10,000 euro për mbështetje financiare, me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të funeralit të veprimtarit të shquar të Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci.
