div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-1681 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rama dhe Vuçiq përsëri së bashku, tani në një darkë

Një takim jozyrtar është zhvilluar mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Pragë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, i cili ka ndarë fotografi ku Rama e Vuçiq dhe liderë të tjerë shihen bashkë.

Takimi mes tyre vjen pak pasi Rama bëri thirrje nga Praga për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë përmes dialogut, me qëllim shmangien e influencës ruse në Ballkan.

“Aty ku Rusia është më influente është në pjesë të tjera të Ballkanit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, na duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë sa më shumë të jetë e mundur. Sa më shumë ta lidhim integrimin evropian më atë të NATO-s, dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme ne Ballkanin Perëndimor, aq më mirë”, kishte deklaruar Rama.

Rama ndodhet në Pragë pasi kryeqyteti çek do të presë duke nisur nga kjo e premte deri të dielën Forumin vjetor Globsec.

Gjithashtu në këtë forum nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *