24.7 C
Pristina
E enjte, 7 Gusht, 2025

Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë mbështetje për protestën e mbajtur sot nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama shprehu habinë pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë ende hapa institucionalë në formën e një rezolute që të dënojë shkeljet e të drejtave të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Postimi i plotë:

Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore./

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here