4 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Reagimi i BE-së pas dy ditësh, Stano: Është përgjegjësi zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bllokadat nëpër pika kufitare nga Serbia, dy ditë pasi u hapën pikëkalimet. Zëdhënësi Peter Stano ka thënë se të gjitha shtetet duhet të zbatojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

“Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes përcakton qartë parimin e udhëtimit të lirë brenda ose përmes territorit të palës tjetër. Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”,ka thënë Stano.

Pikëkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë iu kthyen normalitetit pasi u hoqën bllokadat dhe Kosova më pas liroi pikat që i mbylli në përgjigje të selektimit racist nga ana e serbëve protestues.

Ndërsa dje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë reaguar për bllokadat në pikat kufitare dhe duke qenë sipas tij të njëanshëm, procesi i dialogut ndodhet në një qorrsokak.

I takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë ma e përcaktuar se çka po dëshiron. Nëse dëshiron palë të barabarta, si dy shtete, nëse dëshiron, edhe ende mendon që principi i marrëveshjes të Ohrit me funksionu ashtu qysh shkruan….

Nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen për me ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme, e nëse don me i mbyllë sytë edhe mos me reagu as kur Serbia i mbyll kufijtë, me mbështetje të qartë të shtetit…

Asnjë reagim nuk e pash nga ana e Brukselit dhe bashkësia ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme. Për këtë arsye mendoj që duhet një drejtim krejt i ri.” – tha Konjufca, raporton Sinjali.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here