div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31978 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rezultatet përfundimtare nga KQZ: kjo është ndarja e ulëseve në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke përfshirë të gjitha partitë që morën pjesë.

Shpallja e rezultateve u zhvillua në dy faza. Në votimin e parë u përfshinë të gjitha partitë, ndërsa në të dytin u votua vetëm për shpalljen e rezultateve për Listën Serbe, e cila mori tre vota për dhe dy kundër.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se shpallja e rezultateve nuk përbën shkelje ligjore, pavarësisht se nuk ka përfunduar ende afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Radoniqi prezantoi rezultatet sipas subjekteve politike dhe numrin e ulëseve të fituara në Kuvend:

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 janë si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Lista Serbe 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosova Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%.”

Radoniqi shtoi gjithashtu se partitë dhe ulëset e fituara janë: “Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse.”

Ky njoftim vjen pas përfundimit të procesit të rinumërimit të të gjitha vendvotimeve, duke përmbyllur gjithsej 2,557 fletëvotime të rinumëruara në QNR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *