Rinumërimi i votave, Kurti bie në vota
Nga rinumërimi i 96% i vendvotimeve të votave për kandidatët për deputetë, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë rënie të numrit të votave.
Kurti i cili kishte thyer rekord si lideri më i votuar në Kosovë me 43,739 vota sipas rezultateve të para, tani ka 146 vota më pak.

Rritje të numrit të votave ka kryetari i PDK-së, Bedri Hamza për plus 40.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka rritje prej 18 vota.

Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka 14 vota më pak se nga rezultate e para.

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.
Rinumërimi i votave ka ndodhur për shkak të dyshimeve në gabime në numërim të votave.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
