div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31881 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rinumërimi nxjerr në pah vjedhje edhe në Rahovec, kandidati i VV-së me 401 vota më pak

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.

Ky proces ka përfunduar plotësisht në 30 komuna dhe është duke vazhduar në të tjerat e mbetura.

Rinumërimi ka nxjerrë në pah vjedhje të votave të kandidatëve edhe në komunën e Rahovecit, ku tashmë janë rinumëruar të gjitha kutitë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Devijim të votës në këtë komunë ka pasur më së shumti brenda Vetëvendosjes.  Kandidati i VV-së për deputet, Ali Dula ka dalë me 401 vota më pak, pasuar nga Arsim Berisha me 48 vota më pak. Rufki Suma me -34 vota dhe Haxhi Avdyli me -25 vota.

Te Partia Demokratike e Kosovës është kandidati Idriz Vehapi, i cili ka -53 vota. Vota minus në këtë komunë ka edhe Ganimete Musliu me 16 më pak.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi është me -26 vota.

Ndërkaq te AAK-ja, Nora Boshnjaku ka 73 vota më pak./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *