Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.
Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, nuk e shpalli kandidaturën e tij gjatë punimeve të Kuvendit, raporton IndeksOnline.
Pak çaste me parë, Hoti ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta, simbol i kësaj partie.
Ky veprim i tij mund të interpretohet si mesazh mbështetjeje dhe përkatësie ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mbetet për tu parë në ditët në vazhim se cila do të jetë pozicioni i Avdullah Hotit në LDK.
