Rruga Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.
Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.
E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.
Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.
Në disa pamje të dërguara në redaksi të lajmi.net kuptohet qartë se banorët e kësaj ane çdo ditë e kanë sfiduese për të kryer punët e tyre e që duhet me patjetër t’i bien kësaj rruge.