Një tjetër incident ka ndodhur mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, dhe një tjetër qytetari, pas akuzave se familjarë të saj kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit.
Teksa e njëjta ishte nisur për në Kuvend, ku pas pak pritet të mbahet seanca e 53-të për konstituimin e Kuvendit, një qytetar i doli para me një dokument në dorë, ndërsa e akuzon hapur.
“Për hajne, e ki me dokument. Nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument, të lutem… Kur ta kish qefin, unë të thash kjo letër o e jotja, të lutem, me dokument po ta them”, dëgjohet të thotë ai.
“Kur të duash ballafaqohemi me drejtësi, shko te organet e rendit, mos hajde te unë”, dëgjohet teksa ia kthen Pacolli dhe largohet nga vendi i ngjarjes.