Shkak i menjëhershëm i arrestit kardiak është në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik, një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit.
Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit kjo sjell çrregullim të ritmit. Jo të gjitha aritmitë janë malinje, një pjesë e tyre janë serioze dhe mund të çojnë në ndalimin e funksionit të zemrës (arrest kardiak).
Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Ventrikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët.
Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak
- Sëmundja e arterieve koronare
- Ataku kardiak ose infarkti i miokardit
- Zmadhimi i zemrës
- Patologjitë Vaskulare
- Sëmundjet e lindura të zemrës
- Problemet elektrike të zemrës
Faktorët e rrezikut
Edhe faktorët e rrezikut për sëmundje koronare rrisin gjasat për arrest kardiak.
Ato janë:
• Historia familjare
• Hipertensioni
• Kolesteroli i lartë
• Obeziteti
• Diabeti
• Standardi i jetesës
• Përdorimi i alkoolit
Faktorët të tjerë janë:
• Arrest kardiak i mëparshëm
• Mosha
• Gjinia (meshkujt janë më të prekur)
• Përdorimi i drogave
• Historia familjare me probleme kardiake
Parandalimi
Nuk ka një mënyrë të sigurt për të ditur rrezikun e arrestit kardiak, por ndryshimi i stilit të jetesës, kontrolli i vazhdueshëm te mjeku ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. (Spitaliamerikan.com)