Del klipi që për pak sa nuk eskaloi në përplasje fizike mes Rezit, Gjestit dhe Besfortit

Provokimet mes Rezit, Gjestit dhe Besfortit që për pak sa nuk eskaluan në përplasje fizike! (VIDEO)

Është publikuar klipi mes Rezit, Besfortit, Xuxit dhe Gjestit, ku shkaktoi një përplasje të madhe mes djemve.

Shkak si fillim u bë Rezi i cili ua mori cigaret nga duart Xuxit, njofton Klankosova.tv.

Ndaj këtij veprimi ishte Besforti ai që reagoi ashpër, tension ky që agravoi tej mase në ofendime,  e shumë provokime me tone të larta.

Tutje, situata u rëndua mes Gjestit dhe Besfortit, të cilët ishin fare pranë njëri-tjetrit me provokime të njëpasnjëshme.

Situatë e ngjajshme u zhvillua edhe mes Besfortit dhe Rezit gjatë lojës së kapitenit.

Për më shumë detaje , ndiqeni videon në vazhdim:

Burimi arsyeton veprimet e tij që i vendosin vajzat në siklet

Burimi ka arsyetuar disa nga veprimet që i ka bërë duke i vënë në siklet vajzat, brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Ai tha se pranon gabimet dhe do të jetë më i kujdesshëm.

“Unë jam shumë njeri pozitiv dhe e teproj, nuk jam njeri negativ. Nuk dua me njerëzit që sillen aq mirë me mua me kan keq me ta, se jam tani tjetër njeri”, u shpreh Burimi.

Po i shoh gabimet e mia dhe do të jem më i sjellshëm, por pozitivitetin nuk do ta ma ndalë askush”.

 

 

U bë i njohur me emrin Gjesti, por ky është emri i vërtet i banorit të BBVK

Këngëtari Gjesti, i cili është bërë një nga banorët më të pëlqyer të “Big Brother VIP Kosova 3”, po tërheq vëmendjen e publikut jo vetëm për stilin dhe karizmën e tij, por edhe për personalitetin unik që po sjell në shtëpi.

Gjesti ka hyrë në këtë aventurë televizive me qëllimin për të ndarë vlerat dhe karakterin e tij të fortë, duke lënë një impakt pozitiv te shikuesit.

Megjithëse ai u prezantua si “Gjesti” brenda shtëpisë së famshme, shumë pak njerëz dinë se emri i tij i vërtetë është Besart Kelmendi. Përzgjedhja e emrit artistik “Gjesti” është një pjesë e strategjisë së tij për të ndërtuar një imazh të veçantë në industrinë e muzikës, ku Besarti, tashmë Gjesti, është i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe për këngët që shprehin ndjenjat dhe përvojat e tij personale.

Ky emër artistik ka krijuar një mister për publikun, duke i shtuar një nivel tjetër tërheqës karakterit të tij. Fansat e tij, të cilët po rriten dita-ditës gjatë qëndrimit të tij në BBVK, po e ndjekin me interes çdo lëvizje dhe bashkëveprim të tij brenda shtëpisë, duke e cilësuar Gjesti-n si një nga figurat më autentike dhe simpatike të këtij sezoni.

Besart Kelmendi ka arritur të krijojë një identitet të fuqishëm dhe një lidhje të veçantë me publikun përmes paraqitjeve të tij televizive.

Me kalimin e javëve, pritet që Gjesti të shfaqë edhe më shumë anë të karakterit të tij dhe të lërë një gjurmë të pashlyeshme në këtë edicion të BBVK 3.

Xuxin e zë gjumi në çështje sekondash në oborr (VIDEO)

Derisa po bisedonte me Burimin edhe Leon, Xuxin e ka zënë gjumi në çështje sekondash.

Ndërkohë që Xuxi po flinte, Burimi dhe Leo potencuan se nuk iu mungon aspak telefoni, përkundrazi janë më të qetë.

Ndiqeni videon për më shumë:

Drenusha puth në buzë Rezin? (VIDEO)

Rezi dhe Mevlani kanë biseduar më njëri-tjetrin në dhomën e gjumit për raportin mes Drenushës dhe Rezit.

Duke qenë se së fundmi i kanë ftohur raportet, Rezi i tha Mevlanit që ishte Drenusha ajo qe e ka puthur në buzë, ndërkohë që tani është distancuar.

Për të kuptuar më shumë detaje kuptoni nga video në vazhdim:

Një 14- vjeçare u dhunua në Prishtinë nga 5 persona, reagon ashpër Vesa

Mediat vendore raportuan se një vajzë e 14 vjeçare është dhunuar nga 5 persona të dielën në Prishtinë.

Ky rast duket se i ka prekur të gjithë, e sidomos Vesa Vllasalihun, e cila ka reaguar në rrjetet sociale, raporton Gazeta Imazhi.

Ajo ka thënë se kemi dështuar si shoqëri e edhe si shtet, e ka shtuar se me shpirt e zemër është me të miturën.

Postimi i plotë:

E rënde: Një 14 vjeçare dyshohet se u drogua dhe dhunua nga pesë persona në Prishtinë

 

Ish-burri i Drenusha Latifit sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh do të jetë sonte në Prime të Big Brother VIP Kosova.

Kështu ka treguar moderatorja e emisionit “Big Talk”, Diellza Daka.

“A do të kërkoi ai ballafaqim me Drenushën apo me Rezin, nuk i dihet”, tha ajo, duke ftuar njerëzit ta shikojnë sonte spektaklin, njofton Klankosova.tv.

Ndiqni më poshtë videon për të kuptuar detajet.

Dashuria i kthehet në urrejtje, Azemi bën veprimin e papritur ndaj Albës

Azem Gagica dhe Alba Vukaj kanë qenë ndër banorët më të përfolur të edicionit të kaluar të Big Brother Vip Kosova.

Së fundmi, ka qenë Alba ajo e cila është zotuar se në momentin që ka diçka të re në jetën e saj private do ta bëj vetë publike, shkruan IndeksOnline.

E me këtë deklaratë të saj ka ironizuar Azemi, djali që dikur bëri kaq shumë brenda e jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, për të fituar zemrën e saj.

Megjithatë, çdo tentativë e tij shkoi huq.

 

“Mos e keqkuptoni se nuk jam duke u martu kur te kam dike ne jete do ju them .. ju dua”, ka shkruar Gagica në llogarinë e tij në Instagram./IndeksOnline/

Alban Mehmeti feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Këngëtari i njohur kosovar, Alban Mehmeti, sot ka ditëlindjen.

Ai mbush plot 40 vjet jetë. Artisti lindi në Prishtinë më 4 Nëntor 1984.

Urimin më të ëmbël e mori nga bashkëshortja Fjolla, e cila në orët e para i bëri urimin emocionues.

Kujtojmë që çifti janë prindër të dy djemve dhe së shpejti familja e tyre pritet të shtohet edhe me një vajzë.

TË NGJASHME:

Duda Balje feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

U përfolë shumë se u nda nga Meritoni, reagon Ilnisa: Së shpejti do…

Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin, të cilin e njohur në Big Brother VIP.

Ish-banorja e ka falenderuar publikisht, duke thënë se është përkrahja e saj më e madhe. “Është njeriu që unë konsultoj gjithçka para se të marr një vendim”, u shpreh gazetarja.

Ilnisa ka zbuluar se momentalisht po jetojnë bashkë, ndërsa tha dy fjalë edhe për thasheshemet se mes tyre ka pasur një krisje në lidhje.

“Nuk jemi ndarë, shqiptarët dhe portalet këtë punë kanë. Do vijë një kohë që të kemi një edukim si shoqëri posesive që kemi.  Për një pjesë të suportuesve tanë, kjo është zbukuruar, për pjesën tjetër vazhdon ai mllefi i çuditshëm”, u përgjigj ajo.

E pyetur nëse ndiejnë ndonjë ndryshim apo shqetësim për shkak të diferencës në moshë mes tyre, ajo tha se “nëse do më shqetësonte nuk do të isha me të. Jemi boll të edukuar të zgjedhim me këtë të rrimë dhe me kë duhet të rrimë. Diferenca e moshës nuk përbën problem”.

Si i a ke shkruar emrin e Meritonit në telefon?

Ilnisa: Jeta jem me zemër të bardhë.

Do shpërngulesh në Prishtinë?

Ilnisa: Sapo jam kthyer në një familje që më ka munguar, nuk e mendoj, por nëse është ndonjë ofertë që nuk kam pse…

Po nëse të thotë Meritoni?

Ilnisa: Nuk e thotë Meritoni, ka zgjedhur Tiranën, është midis.

Çfarë marrëdhënie ka Anaisi me Meritonin?

Ilnisa: Janë shumë shokë, ka disa vende që zgjedh Meritonin për të shkuar me të dhe jo mua.

Në fund ajo deklaron se plane për të zgjeruar familjen nuk ka për momentin, ndërkohë zbulon se do të sjellin së bashku një film së shpejti.