Puthje e ledhatime mes Rezit dhe Drenushës

Pas Prime, disa banorë të shout më të madh në vend u zhvendosën në dhomën e grimit ku dhe po diskutonin rreth temave të ndryshme.

Por, çfarë bie në sy është afërsia mes Drenushës dhe Rrezit.

Derisa Drenusha qëndronte e ulur, Rrezi ia qet kokën mbi prehër, ku më pas dhe ia puth kofshën.

Po ashtu edhe Drenusha ka ledhatuar Rrezin në flokë dhe në kraharor.

Ky është vendimi i papritur për Xuxin

Gjatë kësaj jave në shtëpinë e vëllait të madh ka ardhur një zarf gri, i cili përmban dënimin si pasoj e veprimeve të banoreve.

Sonte në mes spektaklit, Alaudini ka komunikuar vendimin i cili përmban “Automatikisht është hapur një televotim, nëse Xuxi do të qëndroj në shtëpi po ose jo”.

Kujtojmë se shtëpia e “Big Brother VIP” është e mbushur me dinamika, disa prej tyre jo shumë të këndshme.

 

 

Mbetet te shihet nese Xuxi do vazhdoj lojen apo do eleminohet sonte.

Kjo është banorja që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

Tashmë është hapur zarfi më personin e eliminuar.

Me vota të publikut u eliminua: Bay T

Kujtojmë se në nominim ishin Rezi, Mevlani, Xuxi dhe Besforti për thyerje të rregullave si dhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut.

“Ti nuk qenke burrë”, eskalon situata mes Xuxit dhe Rrezit

Situata brenda shtëpisë më të famshme në vend është tensionuar pak para Prime të sontëm.

Xuxi është treguar i ashpër me Rezin, duke i thënë se “ti nuk qenke burrë, o pis, o tradhtar”.

“Ti nuk qenke burrë bre, o pis, o tradhtar, ty unë të kam njohur për burrë kinse, për shok, ti qenke tradhtar, mashtrues, i poshtër, mos të shoh me sy që më fol kurrë. Edhe 100 vjet këtu, ti nuk guxon me më fol më, e ke kry me mua more pis i poshtër, hup mos t’i shoh sytë”, i tha Xuxi, Rezi, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa Sara u mundua që ta qetësonte situatën, duke i thënë se “ka kamera kudo dhe çfarëdo që ka bërë, duket”.

Për të parë më shumë detaje nga kjo situatë, klikoni në videon më poshtë:

LIVE| Nis Prime i pestë i BBVK 3, ju pret një spektakël i madh

Ka nisur Prime i pestë i Big Brother VIP Kosova 3.

Sonte një nga gjashtë nominuarit do ta lë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend.

Prime mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe në të gjitha platformat e tjera.

Luiz Ejlli përfundon në spital, kjo është gjendja e tij

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli pak minuta më parë ka ndarë një moment me ndjekësit.

Ai tregoi se për momentin gjendet në spital, dhe ka nevoj për mjekim.

Fatmirësisht kengetari ka treguar se gjendja e tij është permiresurar me perkujdesin e mjekeve.

Ndryshe Ejlli ka paralajmeruar se do te rikthehet fuqishëm ne profesionin e tij.

Eskalon situata pak para ‘Prime’, tentim për sulm fizik në Big Brother Vip Kosova

Ka eskaluar sërish situata në BBVK në mes të banorëve.

Këtë herë në mes të Gjestit, Arionit, Rezit dhe Besfortit.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihet se Gjesti, Rezi dhe Arioni e sulmojnë me fjalë së pari Besfortin.

Ndërkaq Rezi, e provokoi se kinse do ta sulmojë fizikisht.

“Ik anej po të thamë, mos u afro, ta prishi këtë hundë”, dëgjohet duke thënë Besforti.

Shiko videon:

Sonte ‘Prime’ i BBVK-së me shumë të papritura

Edhe pak minuta na ndanë nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo javë ka qenë goxha kaotike teksa në njërën prej netëve e gjithë shtëpia u shndërrua në arenë debatesh me tona të larta pasi Xheneta zgjoi banorët duke kërcitur me tenxhere për çka reagimi i Xuxit ishte shumë i ashpër.

Si shkak i gjithë asaj ndodhie një zarf me ngjyrë gri ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në shtëpi gjë që shkaktoi tension e frikë tek banorët.

Se çfarë përmban ai zarf merret vesh sonte duke filluar nga ora 21:00

Kujtojmë se në nominim janë Rezi, Mevlani, Xuxi dhe Besforti për thyerje të rregullave si dhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut.

E gjithë shtëpia në këmbë, çka ndodhi për një moment?!

Banorët e shtëpisë më të famshme në vend kanë shijuar kohë fantastike në oborr.

Ata për disa minuta kanë vallëzuar të gjithë së bashku, me këngë të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

Për t’i parë këto momente interesante, klikoni në videon më poshtë:

“Jam lodhë”, banorja e BBVK-së shprehet e gatshme të dal nga shtëpia

Diana ka biseduar me Gresën dhe Bay T, teksa është parë në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo tha se është lodhur nga debatet dhe ngjarjet që po ndodhin në shtëpi.

“Më është hargju energjia. Jam lodhë, debate të njëjta të kota”, u shpreh Diana.

Ndërkohë që Gresa iu këshilloj atyre të marrin vetën, Diana tha se qysh tani është në gjendje të dalë jashtë shtëpisë.

“Qitash jam gjendje me dalë”, tha Diana.