“Të gjithë më thonë falja”, Besi bën të ditur arsyen e ndarjes nga Xhensila?

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

Teksa flitet për ribashkim mes saj dhe Besit, Xhensila publikon këtë video

Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

TË NGJASHME:

Divorci e “hallakat” krejt Xhensilen

 

Banorët hakmerrën ndaj Xhenetës, i’a bëjnë të papriturën: ”Po më dridhet trupi prej sikletit”

Dikush prej banorëve në shtëpinë më të madhe në vend, ka kryer hakmarrje ndaj Xhenetës.

Kjo si rezultat i veprimeve të saj të mbrëmshme ku banorët përfunduan të acaruar, nga zhurma që ajo krijoi me tenxhere, dhe për pasojë, tani, rrobat e saj janë përlyer me kos.

LEXO EDHE:

“Nëse kish vdek ai e kishim pa tani..” – Xuxi e ndjek Rrezin në mes të natës, tmerrohen banorët tjerë

”E kuptoj lojën, ato e dita që janë tuj bo diçka me tesha të mija”.

”Unë e prita që kanë me mi gjujt në pishinë, amo me lujt me bukë, njerëzit vuajnë për një ajran për …”.

”Po më dridhet trupi prej sikletit”.

TË NGJASHME:

Ky banor dëshiron të largohet nga “Big Brother”

 

 

A dini se Besforti është djali i këtij aktori të njohur

Besfort Daka, banori i ‘BBVK’, është djali I artistit të madh Luan Dakës.

Luan Daka është një profesionalistët e aktrimit dhe aktorët më me emër ndër vite, njëherit edhe profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Besforti këtë aventurë e filloi që nga dita e parë e “BBVK”.

Po iu pëlqen loja e tij në shtëpi?/kosovarja

Shiko foton:

Publikohen pamjet e “përplasjes fizike” ndërmjet banorëve në BBVK

Si duket një ‘përplasje fizike’ është arsyeja se pse u ndal transmetimi mbrëmë në orët e vona në Big Brother Vip Kosova.

Gjithçka siç duket nisi me Xhenetën e cila zgjoi nga gjumi banorët me tenxhere. E më pas në këtë diskutim të ashpër u përfshinë edhe Vullneti, Mevlani, Drenusha e Rrezarti.

Një afrim i tepërt i Mevlanit kundrejt Vullnetit duke i thënë “mbylle gojën” duket se e nxori nga vetja Xuxin i cili e shtyn me sa fuqi kishte Mevlanin dhe kështu banorët mezi arrijnë ti ndajnë.

E në këtë kohë po raportohet dhe janë publikuar edhe video në rrjete sociale se BBVK ndaloi transmetimin në dy kanalet live 24 orë.

Nuk dihet ende nëse kjo përleshje ka arritur në nivele edhe më të rënda apo se cila ishte arsyeja e ndaljes së transmetimit pikërisht në ato momente.

Ndiqni pamjet më poshtë:

Paniku në Big Brother, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Xuxit

Xuxi nuk është ndjerë mirë pas gjithë ngjarjeve të ndodhura brenda shtëpisë së BBVK3.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore të tij, banorët u shqetësuar derisa bënë thirrje për doktor.

“Vëllai i Madh” ka dërguar ekip mjekësor, me ç’rast është konfirmuar se gjendja e tij është stabile.

“Nëse kish vdek ai e kishim pa tani..” – Xuxi e ndjek Rrezin në mes të natës, tmerrohen banorët tjerë

Mbrëmë në shtëpinë e BBVK-së, dyshohet se ka pasur dhunë mes Rezit dhe Xuxit.

Sipas videove të publikuara, Xuxi shihet duke e kërkuar në shtëpi Rezin, ndërsa vërehet se ka një ‘hallakam’ nga banorët.

Por, që si duket transmetimi më pas është ndalur.

Pas kësaj banorët u panë diskutuar mes vete dhe duke lënë të nënkuptohet që Xuxit i ka ndodhur diçka me shëndet.

“Runa Zot prej sahatit të lig. Nëse kish dek ai sot e kishmi pa se çka kish ndodh”, tha Burimi, shkruan Insajderi.

Ndërsa të tjerët dëgjohen duke thënë se “e shohin edhe fëmija e vet, çka ka ndodh sot është e rëndë”.

 

“Shumë e paske gojën e madhe, një pëllëmbë njeri”, Xuxi eskalon ndaj kësaj banore

Naim Bunjaku – Xuxi dhe Xheneta Fetahu janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e djeshme (e martë).

Derisa po qëndronin në oborr, modelja hodhi disa akuza ndaj këngëtarit, duke thënë se i ka sharë të gjithë këtu që janë brenda dhe se për këtë u dërgua në nominim.

E kjo gjë duket t’i ketë penguar artistit të njohur, i cili iu drejtua në një formë më të egër banores, e madje eskaloi edhe me fjalë.

 

 

Reagon ashpër nëna e Kevinit pasi familja e Anës i kërkoi distancim nga ai

Natën e mbrëmshme në “Prime” i është kërkuar Anes nga familja saktësisht nga nëna që të linte lojën në BBVK.

Sipas tyre, nëna nuk është mirë me shëndet dhe dëshiron që Ana ta lërë shtëpinë.

Mirëpo vendimi i banores ishte që të qëndronte në shtëpi dhe në qoftë se i përkeqësohet gjendja atëherë ta lajmërojnë dhe ajo do të largohej nga shtëpia.

Nuk vonoi shumë dhe motra e mori në telefon ku publikisht i tha që të distancohej nga djali me të cilin po qëndron që nga nisja e këtij spektakli.

Ishte fjala për Kevinin, i cili ka shprehur hapur pëlqimin për të.

Lidhur me këtë deklaratë, e ëma e Kevinit reagoi me anë të një komenti në Instagram.

“Ende kemi racistë, djali jem forca Kevin Po më dhimbsesh se hala nuk e din kulturen”, shkroi ajo ku mori replika nga ndjekësit.

Shiko foton:

Çka po ndodh me Azemin, gjendja e tij shqetëson fansat e tij

Azemi është një nga banorët e ‘BBVK’, që vitin e kaluar ishte mjaftë i komentuar.

Azemi së fundmi u shfaq më ndryshe se zakonisht, me një kapele dhe me mjekër të lëshuar.

Nga stili apo gjendja e tij nuk është shumë e mire?

Këtë Azemi nuk e ndau me ndjekësit, por kjo fotografi u komentua nga fanset e tij që vazhdimisht komentojnë postimet e tij, shkruan “Kosovarja”.

Remzia dhe Nexhati publikojnë këngën e re

Remzie dhe Nexhat Osmani, kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

‘’Gocë prej Tirane’’, titullohet kënga që ka sjellë vëlla e motër sërish në duet.

Remzia dhe Nexhati kanë një mori bashkëpunimesh, e që secili është më i suksesshëm se tjetri.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën:

 

 

TË NGJASHME:

Kjo është këngëtarja që Dafina e zgjodhi ti këndojë në dasmë