Po mbante një bluzë në videoklip, Xheneta tregon se a ishte e Gjestit (Video)

Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu së fundmi mori pjesë në videoklipin e këngës së Adrit dhe Iliranes.

Aty ajo u shfaq duke përqafuar një bluzë e duke qajtur, shkruan IndeksOnline.

Ndjekësit thanë se ajo ishte bluza e Gjestit, ish të dashurit të Xhenetës, e kjo e fundit në një live në TikTok e konfirmoi.

”Po ishte” ka thënë ajo.

Video:

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare me Ogrenin

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, duke i dhënë fund një martese dhjetëvjeçare që dikur u konsiderua ndër më të qëndrueshmet e ekranit.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se kërkesa për divorc është dorëzuar këtë të hënë në gjykatë, pas muajsh të tërë krize mes çiftit.

Romanca e tyre nisi në vitin 2010 brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, ku u njohën si konkurrentë, ndërsa dashuria e ekranit u kthye në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajzën Suzie Ann.

Edhe pse gjithmonë e ka ruajtur privatësinë, Neda pritet të flasë për herë të parë publikisht mbi ndarjen në emisionin “Goca dhe Gra”, ku do të jetë e ftuar nesër.

Një fund i papritur për një histori që nisi para syve të publikut dhe për shumëkënd ishte shembull i dashurisë që i reziston kohës.

Bleros i fejohet “ishi”

Pas një periudhe të gjatë pa shumë zhvillime në jetën e saj personale, Afrona Dika ka befasuar ndjekësit me një lajm të bukur. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe diskrecionin e saj, është fejuar, sipas burimeve pranë Prive by Liberta Spahiu.

Në fotografinë e fundit të ndarë në rrjete sociale, Afrona shihet me një unazë përrallore në gisht, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet për ndryshimin e statusit të saj.

Sipas burimeve, fejesa ka ndodhur së fundmi, por Afrona ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike. Ende nuk dihet nëse ajo do ta ndajë lajmin zyrtarisht me ndjekësit në një moment tjetër, megjithatë miqtë e saj tregojnë se ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.

Përveç lajmit të fejesës, Afrona pritet të rikthehet së shpejti me episode të reja të podcastit të saj, i cili ka marrë vlerësime për intervistat unike dhe mënyrën e veçantë të komunikimit me të ftuarit.

Xeni në zi, i vdes familjarja e ngushtë

Këngëtari shqiptar, Shkelzen Jetishi, i njohur për publikun si Xeni ka bërë të ditur se i ka vdekur motra.

Këtë lajm ai e ka dhënë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

“Qofsh e parajsës motra ime e dashur, Valbona. Lamtumirë”, ka shkruar Xeni.

Gjesti shfaqet pas një kohe të gjatë larg mediave (Foto)

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe mungese në publik, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, është rikthyer në vëmendje përmes një postimi të publikuar nga produksioni i tij “Three60 Music”.

Në imazhin e shpërndarë, Gjesti shfaqet i maskuar për Halloween, me një stil të errët dhe detaje artistike që përshtaten me atmosferën e festës

Me mbishkrimin “We don’t do tricks. Only hits.”, produksioni i tij ka lënë të kuptohet se Gjesti mund të jetë në përgatitje të projekteve të reja muzikore./Indeksonline/

Shiko foton:

Alaudin Hamiti thyen heshtjen – ja kur starton Big Brother Albania

Moderatori i Big Brother, Alaudin Hamiti ka dhënë detaje lidhur me reality show “Big Brother Vip Kosova 4” në “Weekend” në Klan Kosova.

Ndonëse nuk e zbuloi datën se kur do të nis, ai bëri të ditur se këtë vit kanë shtuar hapësirë më shumë si brenda edhe në oborrin e shtëpis, dhe kanë ndërruar renditjen e shtëpisë.

Ai shtoi se zgjatja nuk po bëhet me dëshirën e tyre, por krejt këto po marrin kohë.

 

 

“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente, unë ty mundem me të tregu por nuk më lejohet me thënë me zë, por nuk muj me cekë”, tha ai.

Ndërkohë, gazetarja Genta tha se mendon që “Big Brother” është shumë afër.

Violetë Kukaj shkëlqen krah nipit

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Violete Kukaj, e cila prej shumë vitesh gëzon një reputacion të veçantë në skenën artistike për zërin e saj karakteristik dhe stilin e veçantë, ka ndarë së fundmi një moment shumë të ndjeshëm e të bukur nga jeta e saj personale. 

Artistja, që gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për energjinë, elegancën dhe pamjen e saj të kuruar, është bërë gjyshe e një djali të vogël, i cili tashmë ka mbushur një vjeç.

Bufi shuan dilemat, ja kur do ta vesh kostumin e ministrit
Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Edhe këtë herë batutat e tij nuk mungojnë, shkruan IndeksOnline.

“Per Halloëeen du mu veshe si Minister!”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Spahiu, ditë më parë ishte propozuar për ministër të Kulturës, nga kryeministri Albin Kurti në rast se do të arrihej të formohej qeveria Kurti 3.

Spahiu, gëzon një simpati të madhe në publik, kjo për faktin që deri më tani njihet si ndër aktorët më të mirë në vend.

Afërdita Demaku jep lajmin e kobshëm, humb personin e shtrenjtë!

Këngëtarja e dashur për publikun, Afërdita Demaku, ka ndarë me ndjekësit një lajm tejet të trishtë.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se motra e saj ka ndërruar jetë, duke shprehur dhimbjen dhe mallin e pamasë për humbjen e saj të parakohshme.

“Ikja jote e hershme motër, sot na këputi shpirtin! Ke qenë engjëll për të gjithë ne, ke ditur të japësh vetëm mirësi dhe dashuri! Do të kujtojmë përherë me mall dhe krenari.

Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe!”, – ka shkruar Aferdita në postimin e saj, shoqëruar me një fotografi të motrës.

I vdiq djali i posalindur, reperi shqiptar bën reagimin prekës: Allahu i sprovon ata që i do…

Në gusht të këtij viti, reperit shqiptar, Marin i ndërroi jetë djali i posalindur.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim tejet të ndjerë lidhur me këtë ngjarje të trishtë, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka gjetur mbështetjen tek Zoti, ku ka thënë se Allahu i sprovon ata që ai i do.

”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.” ka shkruar ai.