div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-112 category-paged-112 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kërkohet ndalim i BBVK, shkak futja e ish-burrit të Drenusha Latifit në shtëpi

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka dorëzuar ankesë/kërkesë te KPM lidhur me shqetësimin për përmbajtjen problematike të programit Big Brother VIP, të transmetuar nga Klan Kosova.

“Në emër të mbrojtjes së të drejtave të pjesëmarrësve dhe të promovimit të standardeve etike në përmbajtjen televizive, ne, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, po ju drejtohemi për të shprehur shqetësimin tonë të thellë lidhur me një situatë të fundit në programin Big Brother VIP, të transmetuar nga Klan Kosova”, thuhet në reagimin e tyre.

Një nga pjesëmarrëset e këtij programi është e mbijetuar e dhunës në familje dhe ka bërë denoncim publik të rastit të saj. Megjithatë, përkundër këtij denoncimi, ish-bashkëshorti i saj është futur në shtëpinë e Big Brother-it, duke e vendosur atë në një situatë ku duhet të jetojë 24/7 në afërsi të personit që ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“Vendimi i Klan Kosovës për të lejuar një përballje të tillë në këtë format mediatik krijon një precedent të rrezikshëm për të drejtat e njeriut dhe promovon dhunën si formë spektakli, e cila është një praktikë e papranueshme, e dëmshme dhe e dënueshme në çdo shoqëri“, thuhet në kërkesën e tyre.

Sipas tyre, Komisioni i Pavarur për Media ka të drejtën të ndalojë menjëherë transmetimin e një emisioni nëse vlerëson se ai përbën rrezik për sigurinë publike, moralin, rendin publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

“Kjo rrethanë është thellësisht shqetësuese, pasi ekspozon të mbijetuarën ndaj një situate të pasigurt dhe mund të çojë në traumë të mëtejshme, duke përçuar një mesazh të rrezikshëm për publikun dhe normalizuar dhunën në marrëdhëniet intime dhe familjare. Në shoqëritë patriarkale si e jona, ku dhuna shpesh shihet si çështje private, ky zhvillim vetëm sa e përforcon këtë perceptim”.

Duke marrë parasysh rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për një ambient të sigurt për çdo pjesëmarrës, ne kërkojmë që Komisioni i Pavarur i Mediave të ndërpresë menjëherë transmetimin e Big Brother VIP Kosova derisa personi i akuzuar për dhunë në familje të  largohet nga ky format televiziv.

Respektimi i kodit etik është thelbësor për të garantuar që programet televizive në Kosovë të ofrojnë përmbajtje të përgjegjshme që respekton të drejtat dhe mirëqenien e individëve, në veçanti të mbijetuarve të dhunës.

Në përfundim, theksojmë se të mbijetuarit/at e dhunës meritojnë mbrojtje dhe mbështetje të vazhdueshme. Besojmë që mbrojtja e të drejtave të tyre dhe promovimi i përmbajtjeve të përgjegjshme janë përfitime për të gjithë shoqërinë, përtej logjikës së profitit. Presim nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të marrë masa për të shqyrtuar këtë rast me seriozitet dhe të mbikëqyrë respektimin e etikës profesionale në këtë program dhe në çdo përmbajtje tjetër televizive, veçanërisht në rastet që përfshijnë dhunë.

Ky program vazhdimisht promovon shembuj të dhunës, ngacmimeve seksuale dhe diskurse jashtëzakonisht seksiste dhe homofobike, duke ndikuar negativisht në shoqëri dhe duke përforcuar stereotipe të dëmshme. Pas largimit të personit në fjalë, është thelbësore që ky format televiziv të mbikëqyret me kujdes dhe të rishikohet në përputhje me standardet etike për të garantuar që përmbajtja e ofruar është edukative dhe e respektueshme ndaj të gjitha grupeve të shoqërisë.

Shpresojmë që kjo kërkesë të trajtohet me urgjencë nga ana juaj, përfundon kërkesa e tyre.

Këngëtarja e dashur e të gjithë brezave shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare?

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska pritet të bëhet nënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare.

Siç raportohet, këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Artistja në çdo dalje televizive dhe intervistë të dhënë dhe pse shumë të rralla, ka folur me emocion rreth boshllëkut që i ka shkaktuar mungesa e një fëmije dhe mos përjetimi i ndjenjës së mëmësisë.

Megjithatë tani është momenti që ajo të festojë.

E papritur! Publikohet foto e Dianes krah Atilles, ish bashkështortit të Drenueshës

Banori më i ri i cili u fut mbrëmë në Big Brother Vip Kosova 3 është është Atilla, ish bashkëshorti i banores Drenusha Latifi.

Opnionisti Milaim Zeka tregoi mbrëmë se Atilla njihet diku rreth 18 vite me banoren tjetër Dianën.

Kjo, pasi sipas tij Atilla dikur kishte qenë i fejuar me vajzën e tezes së Dianës.

Tashmë në TikTok po qarkullon një foto e Dianes dhe Atilles ku shihen krah njëri tjetrit.

Mbetet të shihet se si do përballen me njëri tjetrin gjatë lojës./InfoKosova/

Shiko foton:

Banorët të shokuar nga hyrja e Atillës: Ja reagimi i papritur tyre

Është futur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, edhe banori më i ri Atilla Kardesh.

Ish burri i Drenusha Latifit, ka hyrë brenda ku u njoftua edhe me banorët e tjerë pas përballjes me Drenushën në dhomën e surprizave, njofton Klankosova.tv.

Për të parë reagimin e banorëve, ndiqeni videon në vazhdim:

Atilla bëhet banori më i ri i BBVK, kjo ishte përballja me Drenusha Latifin

Një surprizë interesante i ka ndodhur Drenusha Latifit.

Kjo pasi në shtëpinë e Big Brother ka hyrë si banor ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Drenusha u shpreh që nuk ka asnjë ndjesi karshi Atillës, gjersa thotë se asgjë nuk e bashkon me të veçse fëmijët.

Për më shumë ndiqeni reagimin e Drenushës:

Zbulohet lidhja e ish-bashkëshortit të Drenushës me Dianen

Opinionisti i BBVK 3, Milaim Zeka ka zbuluar se ish-bashkëshorti i Drenushës, Atilla Kardesh dhe Diana njihen diku rreth 18 vjet.

Madje Zeka shton se tani “lufta” do të jetë edhe më e ashpër, transmeton Klankosova.tv.

Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme;

Ish-burri i Drenushës banori më i ri i BBVK, ajo e akuzonte për dhunë fizike e psiqike

Atilla është banori më i ri i BBVK.

Ai do të hyjë edhe të përballet me Drenushën, por edhe si banori i asaj shtëpie.

Atilla është ish burri i Drenusha Latifit, ajo e kishte akuzuar për dhunë fizike e psiqike.

Sonte Luizi në ‘Big Brother VIP Kosova’, ja çka do të bëjë

Spektakli i kësaj mbrëmje mesa duket do të filloj krejt ndryshe nga ajo se çka jemi mësuar të shohim.

Luizi do të jetë si mysafir special i kësaj mbrëmje, pasi në fund të spektaklit ka paralajmëruar se do të këndoj këngën e tij me të re.

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ ka paralajmëruar së nuk është vetëm pasi kënga që do të lansoj është në bashkëpunim me Ardin dhe Mirdonin.Për më shumë detaje mbetët të shihet.

Shiko foton:

Del klipi që për pak sa nuk eskaloi në përplasje fizike mes Rezit, Gjestit dhe Besfortit

Provokimet mes Rezit, Gjestit dhe Besfortit që për pak sa nuk eskaluan në përplasje fizike! (VIDEO)

Është publikuar klipi mes Rezit, Besfortit, Xuxit dhe Gjestit, ku shkaktoi një përplasje të madhe mes djemve.

Shkak si fillim u bë Rezi i cili ua mori cigaret nga duart Xuxit, njofton Klankosova.tv.

Ndaj këtij veprimi ishte Besforti ai që reagoi ashpër, tension ky që agravoi tej mase në ofendime,  e shumë provokime me tone të larta.

Tutje, situata u rëndua mes Gjestit dhe Besfortit, të cilët ishin fare pranë njëri-tjetrit me provokime të njëpasnjëshme.

Situatë e ngjajshme u zhvillua edhe mes Besfortit dhe Rezit gjatë lojës së kapitenit.

Për më shumë detaje , ndiqeni videon në vazhdim:

Burimi arsyeton veprimet e tij që i vendosin vajzat në siklet

Burimi ka arsyetuar disa nga veprimet që i ka bërë duke i vënë në siklet vajzat, brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Ai tha se pranon gabimet dhe do të jetë më i kujdesshëm.

“Unë jam shumë njeri pozitiv dhe e teproj, nuk jam njeri negativ. Nuk dua me njerëzit që sillen aq mirë me mua me kan keq me ta, se jam tani tjetër njeri”, u shpreh Burimi.

Po i shoh gabimet e mia dhe do të jem më i sjellshëm, por pozitivitetin nuk do ta ma ndalë askush”.