Burimi i bën masazhë Drenushës, në këtë zonë…

Burimi i ka bërë masazh Drenushës, teksa e njëjta po qëndronte e shtrirë.

Ajo po ankohej për dhimbje në këmbë, derisa Burimi po i ndihmonte asaj përmes masazhit që po i bënte.

Në ndërkohë ata po bisedonin rreth darkës për banorët e nominuar.

Videon e plotë mund ta shihni më poshtë:

Alba Vukaj tregon tre banorët e saj të preferuar në Big Brother VIP Kosova

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 2, Alba Vukaj, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zbuluar banorët e saj të preferuar në edicionin e tretë të spektaklit që filloi ditë më parë.

Bëhet fjalë për Dianën, Burimin dhe Bay T.

/GazetaSinjali/

Tha se e praktikon fenë islame, por Rezart Veleshnja nuk i ndahet alkoolit në Big Brother VIP Kosova (Video)

Rezart Veleshnja është njëri nga aktorët e famshëm që i është bashkuar Big Brother VIP Kosova 3.

Përgjatë këtyre ditëve sa ka nisur spektakli, ai mori vëmendje të madhe në këtë format, për veprimet e debatet me banorë të tjerë.

E së fundmi i ftuar special në shtëpi ka qenë Fero, i cili ka mbajtur një konferencë përpara tyre.

 

Gjatë bisedës që pati me ish-reperin nga Gjilani, Rezi tha se ka filluar që një kohë me praktimin e fesë islame, duke i treguar se edhe falet.

Por, ai duket se po bie në kontradiktë me veten pasi këto ditë është parë vazhdimisht duke pirë alkool.

Dhe tanimë dihet për të gjithë se alkooli është i ndaluar në fenë islame.

Sidoqoftë, ai po vazhdon me veprimet e tij dhe shpesh nuk po qëndron pas fjalëve e deklaratave që po bën. /Telegrafi/

 

Banorja që i jep ‘sinjale’ Burimit: Mund të dashurohem në të (VIDEO)

Gresa e ka pyetur Xhenetën nëse do mund të kishte diçka me Burimin jashtë Bigut

Xheneta tha se gjithçka mund të ndodh, ‘kështu që pse jo’, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

“Prej dashurisë ndodh gjithçka, po, pse jo. Edhe ai është njeri ka ndjenja dhe dashuron”, tha Xheneta.

Për më shumë ndiqeni videon në vijim:

Ai u shpreh se nuk e pranonte në fe, Hati nxjerr mesazhet që i shkruante Rezarti (FOTO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “BBVK” ka qenë artisti i njohur Fero, teksa zhvilloi një konferencë dhe të gjithë banorët kishin të drejtë t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshmet. Sikurse e dimë, Fero i është përkushtuar fesë prej kohësh dhe një prej banorëve të shtëpisë, Rezart Veleshnja, e ka pyetur Feron lidhur me mendimin që artisti ka për vajzën me shami virale të TikTokut, Hatin.

Nga pyetja e drejtuar, është mëse e kuptueshme ironia e fshehur mes fjalëve të tij. Por Hati nuk e lë me kaq! Ajo ka nxjerrë ‘bllof’ Rezartin teksa i ka publikuar disa mesazhe që banori i niste përpara pak kohësh asaj teksa rrëfehej se s’mund t’i duronte komentet negative që shkruheshin për të.

 

Burimi “i’a arrit qëllimit”, e puth Lelën

Burimi po vazhdon të ketë një kujdes të veçantë për Lelën.

Përderisa kjo e fundit ishte e shtrirë në kolltuk, aty i shkoi Burimi i cili e mbuloi atë me batanije..

Përveç kujdesit të treguar, Burimi i dhuroi edhe shumë puthje Lelës.

Ndërsa vazhdonte të qëndronte pranë saj.

Ky banor bën gati valixhen, paralajmëron se do ta lë shtëpinë

Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën.

Ai ka kërkuar të hyj në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha “Do iki nga shtëpia”.

Ai më pas u pa duke bërë gati valixhen.

 

 

“Ndalu Burim…”, po nxehet situata në Big Brother Kosova

Burimi ka vazhduar t’u flasë kamerave brenda shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar në vend.

Teksa fliste ai kishte afër Anën dhe i hidhet në përqafim teksa tenton ta puthë dhe i referohet me ‘nusja ime’.

Se si reagoi Ana mund ta ndiqni videon më poshtë.

 

Lumi aderoi në LDK, Kaderi befason me urimin për të

Lumbardh Salihu është prezantuar si aderim i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ka qenë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku që ka njoftuar ardhjen e fituesit të Big Brother Kosova në parti.

Indeksonline e ka pyetur Kaderin për angazhimin e Lumit në politikë dhe përgjigja e saj ka qenë befasuese.

“I uroj veç suksese atij. Kurgja ma shumë” ka thënë Kader Kicaj. E pyetur nëse edhe ajo do të ndjekë rrugën e ish-tëdashurit, modelja ka dhënë një përgjigje.

 

“Jo, unë nuk pranoj asnjë ofertë. Unë kam plane të ndryshme dhe jo për politikë” ka thënë modelja.

Rezi vazhdon imitimet, i vjen radha grupit “Elita 5” (VIDEO)

Aktori i mirënjohur Rezart Veleshnja duket se tani për tani ka mbyllur ciklin e imitimeve të banorëve në shtëpinë më të famshme, Big Brother VIP Kosova.

Kësaj radhe ai ka dalë ‘jashtë’ shtëpisë duke imituar këngëtarin Arif Zymberi nga grupit “Elita 5” me këngën “Çmendem”.

Më poshtë mund të ndiqni imitimin e tij.