Fero është pyetur nga banorët nëse e do gruan të mbuluar.
“Me tregu drejtë unë nuk që është pretendojë që me pasë gjithqysh të mbuluar. Obligim prej Allahut është, unë i tregojë që është obligim”, u shpreh Fero.
Ron Ely ylli i shfaqjes televizive të viteve 1960 i njohur si “Tarzan” ka vdekur. Lajmin e bëri të ditur vajza e tij ditën e sotme.
Vajza e Ely-t, Kirsten, nuk dha shumë detaje në postim në Instagram se kur ose si vdiq babai i saj … por, ajo e kujton atë si një nga njerëzit më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë dhe, një idhull personal i saj.
Ajo thotë se babai i saj gjithmonë sillte pozitivitet kudo që shkonte … duke thënë se ajo po bën çmos për të ecur hapave të babait të saj./Indeksonline/
Rezi, banori i Big Brother VIP Kosova, ka drejtuar një pyetje ndaj Feros.
Ai i Feros se çfarë mendimi ka për Hatin, vajzën me shami që është virale në Tik Tok.
E kësaj përgjigje, Fero i dha përgjigje të qartë. “Shamia sot është sprovë e madhe, jo gjitha vajzat e bëjnë, unë e kam parë por s’dua t’ia shoh gabimet as asaj as juve. Nuk dua dhe nuk duhet të paragjykojmë sepse secili e ka për vete” tha ndër tjera Fero. /klankosova.tv
Natën e sotme mysafir special në shtëpinë e famshme “BBVK” ishte ish-reperi Fero, i cili mori pyetje të shumta nga banorët. Ai u pyet edhe për kujdestarinë e vajzës Ninës, për të cilën deklaroi se qëndron me të ëmën.
Nuk vonoi shumë dhe modelja përmes një shkrimi të gjatë i reagoi ish-bashkëshortit, shkruan Indeksonline.
Ajo u shpreh se është me trauma dhe ankth duke luftuar për kujdestarinë e vajzës.
Ndër të tjerash shkroi se vajza disa herë ka refuzuar të qëndroj me babain (Feron).
Gjithashtu theksoi se është e frikësuar prej tij sepse e dinë çka ka përjetuar.
“Nuk duhet me qenë fetar me i pa këto. Sa për fe, vij nga një familje me traditë fetare dhe te edukume. Mjaftë me gënjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo të frymoj dhe të rimarr veten e të vazhdoj jetën sepse e meritoj”, përfundoi ajo.
Në mesin e pyetjeve nga banorët, Feros i erdhi edhe një e tillë me ‘spec’.
Duke ditur lidhjen e Feros me fenë islame dhe duke ditur qendrimet e fesë lidhur me grumbullimin e dy gjinive në vendin e njëjtë, ka qenë gazetari Vullnet Krasniqi që i drejtoi ish-reperit një pyetje në këtë kontekst.
“A është haram Big Brother” ishte pyetja e Vullnetit që mori një përgjigje interesante nga Fero, njofton Klankosova.tv
Se çka tha ish-reperi, mund ta ndiqni në videon më poshtë:
Një bisedë po ndodh me Feron dhe banorët e “BBVK”.
Ai tha se nuk e ka pritur që Vullneti do ta priste kaq mirë.
“Më mirë më kriju paqe sesa me kriju përçarje. Je një gazetar shumë i zoti, e kom vrejt që don me arrit drejtësinë. E vlerësoj e çmoj. Ta kisha dhanë një këshillë me u tërhek prej disa përçarjeve” i tha Fero-Vullnetit.