Fejohet vajza që si 6-vjeçare ishte shpallur më e bukura në botë

Është zbuluar se kush është i fejuari i Thylane Blondeau, e cila në moshën 6-vjeçare ishte shpallur si vajza më e bukur në botë

I fejuari i saj është Benjamin Attal, derisa ende nuk dihet mosha apo puna që bën ai, shkruan Bild.

Ata janë fejuar në tetor të vitit të kaluar pas një viti lidhje, por që lajmi është bërë i ditur tek tash.

20-vjeçarja është duke jetuar aktualisht me të fejuarin në Miami, ata e kanë festuar atje edhe natën e ndërrimit të moteve.

Ndryshe, kur ishte vetëm 6 vjeç, Thylane Blondeau u shpall “vajza më e bukur në botë” nga revista TC Candler.

Menjëherë, shumë marka u interesuan për të dhe francezja u bë një modele që fitonte punë në dhjetëra vende evropiane.

Shiko Foton:

E njihni këtë nuse? Është njëra nga moderatoret më të mira shqiptare

Prezantusja dhe gazetarja e njohur e “RTK”-së, Ramize Murtezi, gjithmonë ka rënë në sy për sharmin e saj.

E, megjithatë, nuk e bënë vetëm sharmi të veçantë prezantuesen e lajmeve dhe autoren e emisionit “Udhët”.

Ramizja, është profesioniste e zonja, bashkëshorte dhe nënë shumë e dedikuar.

Ramize Murtezi prej 18 vitesh është e martuar me gazetarin Mentor Shala, me të cilin ka edhe tre fëmijë.

Shala, e ka uruar të shoqen në 18 vjetorin e marteses, duke ia kujtuar disa gjëra me rëndësi, e ndër to edhe atë se si është dukur në ditën e dasmes.

Shiko Foton:

Sot ka festë në familjen e Ramush Hararinaj’t

Në shtëpinë e Ramush Haradianjt sot ka festë!

Bashkëshortja e tij, moderatora e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, feston ditëlindjen.

Në mesin e shumë urimeve, s’kishte se si të mungonte edhe ai i bashkëshortit, Ramushit.

“Gëzuar Anita” shkroi Haradinaj, duke i bashkëngjitur postimit një portret të bukur familjar.

Në fotografinë familjare shfaqën Ramushi dhe Anita, me vajzën dhe dy djemtë e tyre.

Puthje pasionante/ Zbulohet i dashuri i ri i Gres Hotit, qenka DJ i njohur

Nga personalja e bukuroshes Gresë Hoti ka të reja.

Modelja, njëherësh ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema.

Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale.

E kush është partneri do pyesni, me të drejtë?

Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.

Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që është ngjizur si dashuri dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë.

Conte është 42 vjeçar dhe jetën personale e ka pasur shpesh në fokus të medias për lidhjet e dashurisë me bukuroshe italiane.

Zbulohen detaje të reja nga BBVK, ja sa banorë do të hyjnë në natën e parë

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se në kastin e edicionit të tretë të këtij formati, fillimisht do të hynë 17 banorë.

Ai shton se që nga nata e parë do të ketë përdredhje, andaj prisni të papriturën.

“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother”, tha Hamiti në Sol të Klan Kosova.


 

TË NGJASHME:

Këta do të jenë banorët e Big Brother Vip Kosova?

 

Konfirmohet edhe moderatorja tjetër e Big Brother Vip Kosova

Tashmë është zyrtare!

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti dhe moderatorja Jonida Vokshi do të udhëheqin sërish “Big Brother VIP Kosova”, për edicionin e tretë që nis më 18 tetor 2024.

“Jemi shumë të lumtur që do të kthehemi përsëri së bashku për këtë sezon të ri. Kemi krijuar një harmoni të veçantë gjatë dy edicioneve të mëparshme dhe mezi presim të sjellim emocione të reja për audiencën,” tha Hamiti gjatë një interviste ekskluzive për SOL.

Këtë sezon, ndryshimet janë të shumta dhe premtojnë të sjellin një format të rifreskuar, njofton Klankosova.tv.

Olsa Muhameti, e njohur për përvojën e saj të gjatë si producente, do të marrë drejtimin e produksionit.

“Ne kemi plane të mëdha për këtë edicion. Do të ketë shumë surpriza dhe ndryshime që do ta bëjnë programin edhe më interesant dhe konkurrues,” u shpreh Muhameti gjatë një bisede me Adelina Hasanin në SOL.

Për sa i përket opinionistëve, këtë herë do të shohim fytyra të reja. Milaim Zeka, analisti i njohur, është konfirmuar si një prej opinionistëve, ndërsa emri i opinionistit të dytë ende nuk është zbuluar.

Ndërkohë, ka pasur spekulime në rrjetet sociale për emrat e mundshëm të banorëve, por Muhameti e ka bërë të qartë se këto janë thjesht thashetheme.

“Asnjë nga emrat që po përfliten nuk është i saktë. Lista e banorëve të vërtetë do të zbulohet vetëm në natën e parë të spektaklit,” deklaroi ajo.

Pritjet janë të larta që “Big Brother VIP Kosova” të thyej rekordet e shikueshmërisë. Me një ekip të rifreskuar dhe energji të re, spektakli synon të ofrojë një eksperiencë unike për shikuesit, duke i lënë të ngujuar para ekranit.

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është model i mirë të…

Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok.

Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë personin në fjalë.

-Ç’qëndrim ke në lidhje me vajzat që përdorin rrjetet sociale, veçanërisht rastin Hati, vajzat me shami që e përdorin për të reklamuar jetën e luksit.

Fatma Naçi: Në parim në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër thotë Zoti. Zoti nuk i ka bërë të ndaluara, por mënyra sesi kërkon të jesh e famshme, kjo nuk është modeli më i mirë për mendimin tim. Nuk kam të drejtë ta paragjykoj, nuk ma lejon as feja as edukata.

-A është mburrja një mëkat në Islam?

Fatma Naçi: Nuk mund të paragjykoj një njëri, mendoj se po e bën për marketing. Jam një ndjekëse e keqe e rrjeteve sociale, vajzat më kanë thënë çfarë mendon ti dhe aty e kam marrë vesh.

Lotina poston “moment intim nudo” nga shtrati

Lotina kohët e fundit po komentohet shumë për jetën sentimentale.

Ajo ndau një punim artistik, ku shihet një cift nudo në shtrat.

Çfarë e boni Lotinën të ndaj me publikun këtë vepër artistike?

Këtë e di vetën e dashura e Mozzikut…/kosovarja

Shiko foton:

Roza Lati dhe ish-banori i ‘Big Brother’ konfirmojnë lidhjen, publikojnë foto intime së bashku

Roza Lati dhe Xhonatan Islami prej disa ditësh kanë qenë në vëmendje të rrjeteve sociale për një romancë mes tyre.

Dhe mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta.

Dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më lidhjen.

Xhonatani ka postuar një foto ku Roza është shfaqur duke e puthur pas një hedhje me parashutë.

Ndonëse Xhonatani nuk e ka etiketuar moderatoren, identiteti i saj kuptohet lehtësisht nga flokët, veshja dhe atletet.Roza ka qenë në jug të Shqipërisë, në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

Shiko foton:

Këngëtarja e njohur shqiptare hap ‘’Only Fans’’

Këngëtarja e njohur Baby G, ka një njoftim për ndjekësit e saj.

Ajo ka treguar se ka hapur llogari në platformën për të rritur ‘’Only Fans’’, shkruan IndeksOnline.

Duket se Baby G, ka zgjedhur një mënyrë më të lehtë që të fitojë para, pasi dihet se shumat që marrin nga kjo platformë janë të larta.