U dënua me burg, organizohet protestë për lirimin e Luiz Ejllit (Foto)

Mbështetësit e këngëtarit Luiz Ejlli nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Prokurorisë për të dënuar artistin me një vit burg për falsifikim të dokumentave.

E duket se nuk do të qëndrojnë duar kryq pasi pak më parë kanë njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet protestë për padrejtësitë që i bëhen këngëtarit.

Në postimin që është bërë menjëherë viral shkruhet:

“Të shtunën ka protest për Luanin Mbretin e Shqiptarëve duan ti ulin imazhin pasi mundi produksionin Luani Mbreti do mundi dhe gjykatat të gjith Shqiptarët në protest të shtunën ora 17:00 DREJTESI PER LUANIN”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që publiku del në protestë për të mbështetur Luiz Ejllin.

Gjatë kohës kur këngëtari ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, mbështetësit e tij protestuan ndaj produksionit për padrejtësitë që shpesh i bëheshin në lojë.

Shiko foto:

Santiana po martohet? Bën ‘lëmsh’ rrjetin me postimin e fundit!

Modelja e njohur Santiana Maloku ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale me një foto enigmatike që publikoi së fundmi.

Në imazhin e saj, shihen  dy vello, ndërsa shkruan: “Cka po ndodh more a thy?” dhe shoqëron postimin me një emoji që sugjeron se po fsheh diçka.

Kjo ka bërë që fansat dhe ndjekësit të fillojnë të spekulojnë nëse ajo po përgatitet për një dasmë, apo nëse është thjesht një promovim për ndonjë markë mode.

Për më shumë se sa një model, Santiana ka ndërtuar një imazh të fortë në industrinë e modës dhe ka një numër të madh ndjekësish në platforma të ndryshme.

Postimi i saj ka zgjuar kuriozitetin e fansave, të cilët filluan të pyesin nëse ajo po planifikon të martohet ose nëse është një formë kreativiteti për ndonjë kampanjë reklamore./InfoKosova/

Shiko foton:

Çka po zihet mes Santianës dhe Robert Berishës?

 

Fero: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua.

Në një video live ai dëgjohet duke thënë se i lejohet që të marrë katër gra.

Fero tha se ka gjendje të mirë financiare për të marrë më shumë se një grua.

@highvideo3#fero#donzi♬ Originalton – HIGH🍁
Zana Avdiu në emision me frizurë e grim si për dasëm

Është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, gjithashtu fytyrë publike mjaftë e komentuar.

Zana, së fundmi në emisionin e saj, u shfaq si një nuse, me frizurë dhe grim të rënduar.

Paraqitja e Zanës në publik po ndryshon vazhdimisht, duke kujtuar kohën kur ajo debutoi në studio televizive e thjeshtë por me shumë elegancë.

Pra, Zanën si nuse e kemi parë në postimet e fundit në rrjetet e saj sociale dhe në emision, por Zanën si një nuse në një dasmë klasike nuk do ta shohim kurrë, kështu ka deklaruar ajo vite më parë në një emision televiziv.

FOTO

Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje – ajo më godiste dhe më thoshte …

Po vazhdojnë problemet në mes të Feros dhe Arbenita Ismajlit në lidhje me vajzën e tyre.

Ish-reperi gjilanas pak më parë dokumentoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës për një vit, ndonëse e kundërta u tha nga avokatja e modeles nga Kumanova.

Ata po vijojnë të mos dakordohen, ani pse këtë kohë vajza e tyre Nina ka qenë me ish-artistin.

I njëjti përmes një postimi në rrjete sociale ka theksuar se kur e mori vajzën nga nëna e saj kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.

“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thojke babi i keq edhe ma mshojke do të thotë, e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Tutje, Fero tha se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit dhe se nuk i duhet askush tjetër.

“Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, deklaron në fund.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula bëjnë veprimin e papritur

‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit.

Së fundmi, Ledri u pa me Rina Zaitin rrugëve të Londrës, duke i forcuar edhe më shumë spekulimet se ata janë bashkë, dhe jo vetëm.

Reperi bashkë me (ish) gruan, Sara Hoxhën, i shtuan flakës së thashethemeve akoma më shumë benzinë për ndarje e lidhje të re me një veprim të fundit.

Tanimë dyshja, Ledri e Sara, e kanë eliminuar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në llogaritë e tyre të Instagramit.

Ledri e ndjekë Sara Hoxhën, aksionaren e Top Channel, por jo edhe Sarën, nënën e vajzës së tij.

 

Adriana Matoshi pozon pa sutjena, tregon më shumë seç duhet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi përherë di të shfaqet e kuruar dhe në formë të mirë.

Se fundmi Matoshi,  e cila me profesion është edhe aktore është shfaqur pa sutjena.

Matoshi dukshëm ka zbuluar me shumë se që duhet dhe këtë duket se e ka bërë me shumë krenari.

Kujtojmë se Matoshi është një “Momy single”, dhe jetën e saj po vazhdon si mos më mirë.

Çfarë i ndodhi? Bora Zemani shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Bora Zemani, një nga figurat më të njohura në botën e showbizit shqiptar, ka zbuluar së fundmi se po përballet me disa probleme shëndetësore dhe emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e njohur tregoi se ndjehet e lodhur, pa forcë, dhe po has vështirësi me gjumin dhe rutinën e saj të përditshme.

Ajo pyeti ndjekësit nëse edhe ata ndjeheshin të njëjtë, duke përmendur se nuk po flinte mirë dhe se ëndrrat e saj ishin të çuditshme dhe të pakuptimta.

Gjithashtu, Zemani përmendi një rritje të lehtë në peshë dhe vendime të vogla që po i vështirësonin përditshmërinë e saj, si për shembull zgjedhja e ushqimit.

Kështu dukej Lulja e Medës në ditën e martesës

Njejtë si i shoqi edhe ajo vetë shumë shpesh është në median online.

Lulja, bashkëshortja e këngëtarit Meda flitet mjaftë për jetën, fizikun, veshjet, e të tjera me radhë.

Lulja sot e kësaj dite duket bukur, e freskët dhe në formë të shkelqyer fizike, ani pse nënë e katër fëmijëve, shkruan “Kosovarja”.

Por, a e dini se si dukej ajo në ditën më të rëndësishme të jetës, në ditën e marteses?

Vdes babai i Robin Krasniqit, boksieri shkruan fjalë prekëse

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.”