Në lidhje me Bes Kallakun ? Efi Dhedhes i jep fund thashethemeve!

Ish- banorja e Big Brother Vip Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për thashethemet se është në njohje me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Gjatë një interviste, ajo tha se nuk e njeh personalisht Besin, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më për jetën e saj personale.

“Kam qejf të bëj diçka timen, e shoh veten edhe në gjëra që kanë të bëjnë me humorin. Një nga gjërat që dua të bëj është që të bëhem psikologe për të ardhmen. Kam një lloj zëri që mund të dëgjohem dhe jam e lumtur qenë nga ai Big Brother unë dëgjohem. Ka akoma njerëz që kanë mbetur 2 vite pas, që ofendojnë, por janë të paktë. Mua nuk më prek më asgjë.
Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin që miqtë e tu nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty, do ndodhë vetvetiu që nuk do kuptoheni me. Mua më ka ndodhur me shoqe. Që tani pas famës, më është dashur ta mbaj këtë.

Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dal një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht. Unë sot deklaroj dhe them që kurrë me nuk do flas më për jetën time personale. Për burrë nuk është se jam në kërkim.”, u shpreh Efi.

Zbulohet! Kjo është moderatoria e ‘Big Talk Kosova 3’

Tashmë dihet, Big Brother VIP Kosova 3 starton me datë 18 të këtij muaji.

Opinionisti i parë tashmë është zbuluar, por kureshtja se kush do të moderojë ‘Big Talk Kosova 3’ ende nuk është shuar.

Burime të Prive, ju zbulojnë se moderatoria e ‘Big Talk’ këtë sezon do të jetë gazetarja e Klan Kosova, Diellza Daka.

Luiz Ejlli dënohet me një vit burgim, prokuroria jep detaje

Është dënuar me një vit burgim Luiz Ejlli.

Ai është dënuar mbi akuzat për falsifikim të dokumenteve për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Njoftimi i Prokurorisë:

Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim

– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

Bëhet virale videoja ku një DJ shihet pa ndjenja në festën e Diddy-t, reperi tallet me të

Në rrjetet sociale është përhapur një video e re e arrestimit të Sean Diddy Combs-it, e cila i ka mërzitur shumë njerëz.

Videoja është realizuar në një nga festat e tij famëkeqe, në të cilën ai tallej me DJ britanik James Ford, i cili kishte mbetur pa ndjenja.

“Për të gjithë ata në Londër që nuk e dinë se çfarë ndodh kur një burrë i bardhë vjen në festën e P. Diddy-t… Kjo është ajo që ndodh me një të bardhë”, tha Diddy në video, më pas iu drejtua James, i cili ishte në një shtrat. “Dhe është James…! DJ-të nuk duhet të humbasin mendjen. Por ata vijnë në një nga festat e mia dhe kjo u ndodh atyre”, tha Diddy gjatë festës së tij në Londër në fillim të viteve 2000.

Një burim i afërt me Diddy foli për TMZ-në dhe doli në mbrojtje të Diddy. “Pretendimet e tij nuk ishin nënçmuese. Njerëzit vazhdojnë të postojnë video të vjetra për t’iu përshtatur mendimeve negative dhe gjithçka është jashtë kontekstit”, tha burimi.

https://x.com/SchengenStory/status/1843766992131760363

Numërimi mbrapa ka filluar, nesër është “dita” e Albina Kelmendit

Këngëtarja e njohur kosovare Albina Klemendi e ka gati albumin e ri.

Ditën e nesërme (10 tetor) do të lansoi albumin me gjithsej 10 hite.

Promovimi do të bëhet në Klan Arena ku janë ftuar artistë dhe emrat më me nam në estradë.

Krijuesja e shumë hiteve ka theksuar se të gjitha këngët janë solo dhe nuk do të ketë bashkëpunime.

Deri nesër neve na mbetet të presim se çka ka “gatuar” kësaj radhe ikona e muzikës.

Kaderi bëhet me veturë luksoze, e quan “teneqe”

Kader Kicaj po bën jetë luksoze pas daljes nga Big-u.

Ajo ka shfrytëzuar famën që ka marrë nga ky format duke qenë e kërkuar nga kompani të ndryshme për reklama.

E natën e sotme me anë të dy fotografive bëri të ditur që tashmë është bërë me veturë të re.

Blogerja është bërë me veturë të tipit luksoze të tipit BMW.

‘Republika’ lajmërohet nga palestra, tregon linjat trupore në top formë

Teuta Krasniqi është aktorja e njohur e serialit “Çka ka shpija”, e njohur me nofkën Republika.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Teuta ka publikuar disa imazhe nga palestra, teksa po shfaq linjat e trupit në top formë.

Adelina Tahiri harron të vesh të brendshme, ekspzon ‘asetet’ si asnjëherë me parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht publikon fotografi nga përditshmëria e saj, duke mos hezituar t’i ekspozojë edhe linjat e saj trupore në top formë.

E se fundmi këngëtarja e ka tepruar me veshjen e saj.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet super provokuese.

E veshur me fustan transparent, Adelina zbulon se nuk ka veshur fare riçipeta.
VIDEO👇

ScreenRecording_10-09-2024 19-00-13_1

Dy ish konkurrentët e “Përputhen” bëjnë publike romancën e tyre

Vedati dhe Roela, të njohur për publikun nga sezoni i fundit i “Për’puthen”, kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre romantike.

Pas trekëndëshit të famshëm mes tyre dhe Alba Pollozhanit, duket se marrëdhënia e Vedatit dhe Roelës ka evoluar përtej emisionit.

Tashmë, çifti ka zgjedhur të ndajë momente të ëmbla nga lidhja e tyre në rrjetet sociale, duke konfirmuar se janë bashkë që prej përfundimit të programit.

Zbulohet data, ja kur nis Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova 3, tashmë ka një datë startimi.

Me datë 18 tetor, ditë e premte, nis sezoni i tretë i këtij formati.

Ende nuk është bërë e ditur lista e pjesëmarrësve në këtë shoë televiziv.


TË NGJASHME:

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Njeriu më i komentuar i momentit pjesë e Big Brother VIP Kosova?