Pas Milaim Zekës, zbulohet edhe opinionisti i dytë i Big Brother Vip Kosova?

Analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e kastit të ri të Big Brother Vip Kosova 3. Gjatë këtij edicioni, ai do ta ketë rolin e opinionistit.

Ani pse disa herë u raportua se ai do të jetë ose jo opinionist, Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se Syla tashmë ka nënshkruar kontratën.

Syla në publik shquhet për komentet e tij pa rezerve dhe epike.

 

Theksojmë se mbrëmë zyrtarisht u konfirmua se Milaim Zeka, poashtu do të jetë opinionist i këtij edicioni.
E dhimbshme: Ndërron jetë këngëtari nga Vushtrria

Me pikëllim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të rapsodit ë muzikës folklorike, Xhelil Haxhiu, nga Smrekonica e Vushtrrisë. I ndjeri ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore “Akumulatori” dhe i ansamblit “Rilindja” nga Smrekonica, duke kontribuar ndër vite në pasurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Xhelil Haxhiu ishte një figurë e dashur për bashkëfshatarët e tij, si dhe për të gjithë ata që e njihnin përmes muzikës së tij dhe përkushtimit ndaj artit folklorik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 8 tetor 2024, në orën 15:41 me ikindi, në varrezat e fshatit Smrekonicë.

Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur nga Suhareka

Learta Jakupi në zi, humb personin e dashur

Learta Jakupi, përmes disa postimeve të lëshuara në rrjete sociale, ka treguar se ka humbur hallen e burrit .

Reja e këngëtares Shyhrete Behluli, ka treguar me pikëllim për këtë humbje të madhe për të.

Ajo, ka ndarë disa foto familjare, duke thënë ndër të tjerash: “Aba jonë sonte na la”.

Ngushëllime Leartes!/Kosovarja/

Shiko foton:

Motrat Mustafa në zi, humbin një person të dashur

 

Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur nga Suhareka

Këngëtari i muzikës popullore, Fadil Llugaxhiu nga Vraniqi i Suharekës është ndarë nga jeta të hënën.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se sot i jepet lamtumira e fundit, në fshatin Vraniq, nga ora 16:00.

“Miq, shok e familjar me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot me datë 07.10.2024 pas nje semundje te shkurt u nda nga jeta më i dashuri ynë Fadil Llugaxhiu!

 

 

Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës.

Varrimi bëhet me dt 08.10.2024 ne ora 16:00 ne varrezat e fshatit Vraniq.

Tu preft shpirti ne paqe.

Motrat Mustafa në zi, humbin një person të dashur

Motrat Mustafa pak minuta e parë kanë ndarë lajmin e trisht me ndjekësit.

Ato njoftuan se ka ndërruar jetë miku i dashur i tyre, shkruan Kosovarja.

“Një boshllëk shumë i madh është në zemrat tona sot. Humbëm një mik të zemrës, një artist të madh. Do të kujtojmë gjithmonë me mall Fadil Llugaxhiu, ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë kolegeve”ishin fjalët e Motrave.

Ngushëllime!

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” po bëhet baba për herë të parë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”’, Andi Shehu është fejuar me partneren e tij, Enkin.

Andi dhe Enki dashurinë e tyre prej shumë kohësh e finalizuan me një festë mjaft të veçantë ku kishin të ftuar miq dhe familjarë të ngushtë. Ata kanë ndarë edhe disa detaje në rrjetet sociale, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve.

 

Mirëpo, duket se publikut nuk i shpëton asgjë. Shumë komente kanë vënë re barkun e rrumbullakosur të Enkit, duke aluduar se ajo është në pritje të ëmbël.

E nëse është e vërtetë, ne i urojmë shtatzëni të mbarë!

 

 

Ndërron jetë këngetari i muzikës folklorike shqipe

Ka ndërruar jetë, Fadil Llugaxhiu, këngetari i mirënjohur i muzikës folklorike shqipe.

I ndjeri ishte nga një fshat i Suharekës dhe njihej për zërin e tij të vecantë.

Lajmin për vdekjen e tij e ndan familjarët e Llugaxhiut,përcjell IndeksOnline.

TË NGJASHME:

E rëndë: Vdes papritmas i riu, le pas gruan me tre fëmijë

 

 

Engjellusha Salihu në zi, humb personin e dashur të familjes

Sot është ditë e kobshme për familjen Salihu.

Përmes një postimi në Instagram, Engjellusha njoftoi se halla e tyre ka ndërruar jetë.

Ajo ndau një foto krah hallës dhe shkroi: “Do më mungosh gjithmonë halla jem e mira”.

Ngushëllime!

Shiko foton:

Nga Zoja Nushi e deri te këngëtarja e njohur: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Big Brother VIP Kosova 3 pritet që të fillojë brenda një kohe shumë të shkurtër.

E tashmë janë zbuluar disa detaje në lidhje me edicionin e sivjetmë, i cili nuk ka dyshim se do të jetë shumë interesant e me përplot befasi.

Edhe këtë vit, ky spektakël ka mbledhur figurat më të njohura nga bota e shoubizit shqiptar.

Media ka përmendur disa prej tyre, për të cilët aludohet se do të marrin pjesë, ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Veç Milaim Zekës në stolin e opinionistit do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.

Kurse, disa nga banorët më të spikatur janë: këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.

Përveç tyne, konkurrentë të tjerë janë: Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Burim Vatovci e Drenusha Latifi.

Kjo natyrisht nuk është lista e plotë dhe as e konfirmuar e banorëve që garojnë për çmimin e madh.

Shyhrete Behluli i vdes një familjare, e kujton me fjalë prekëse

Këngetarja shqiptare e mirënjohur, Shyhrete Behluli, ka berë të ditur përmes një postimi se ka ndërruar jetë kunata e saj.

Ajo e kujtojw atë më fjalë prekëse, “Te pata motër të burrit, po u dështem si motra, te na mbeti veç kujtimi dhe dashuria që patëm për ty.

Do tw na mungosh, u prehesh nw lulet e parajses!”, ka shkruar Behluli, percjell IndeksOnline.