Një ditë pas seancës për divorc Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë

Xhensila Myrtezaj është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private se për atë profesionale.

Ditën e djeshme (26 Shtator), Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë me aktorin komedian Bes Kallakun.

Sot, Xhensila shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale.

Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj.

Noizy feston sot ditëlindjen! Loredana i bën urimin e veçantë

Ditën e sotme reperi Noizy feston ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urimet nuk do kenë munguar për të, por ai më publiku ishte nga artistja e njohur Loredana, e cila njihet se ka një miqësi prej vitesh me Noizyn.

 

LEXO EDHE:

Loredana ka ndarë një foto me reperin dhe krahas saj shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen Zin, je shoku im i ngushtë. Të dua shumë”!

Kujtojmë se “Heart Attack” e Noizyt dhe Loredanës ishte një nga hitet e verës 2022. Kënga që bëri bashkë për herë të parë reperin nga Shqipëria dhe reperen nga Kosova, duket se i lidhi akoma më shumë, pasi miqësia e tyre vijon ende sot e kësaj dite. Madje, Noizy është mik i mirë edhe me partnerin e Loredanës, Karim Adeyemi.

Noizy feston sot ditëlindjen! Loredana i bën urimin e
Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku së fundi iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram.

LEXO EDHE:

Santi është pyetur për shumë gjëra rreth jetës së saj personale, shkruan IndeksOnline.

Derisa ka bërë me dije ditë më parë se është praktikuese e fesë islame, ajo me këtë rast edhe është pyetur nëse e ka ndërmend të mbulohet.

Përgjigjja e saj ka qenë kështu: “Jo deri qitash nuk e kom mendu, mendoj që është diqka që vjen vet”, ka shkruar Santi.

Poashtu ajo është pyetur se kur e ka në plan martesën, e që ka bërë me dije se po pret propozimin duket bërë me dije se tani është beqare.

U nda nga i dashuri, Santiana nuk po i ndal ndejat e alkoolin

‘Orhani’ ka humbur ende peshë, ja si duket sot

Fatmir Spahiu, i njohur për publikun si “Orhani”, është një aktor dhe komedian i dashur që ka lënë gjurmë të thella në botën e televizionit shqiptar.

LEXO EDHE:

Me një karrierë të pasur dhe një stil të veçantë humoristik, ai është bërë një figurë e njohur dhe e dashur për shumë shqiptarë.

Një nga karakteristikat e tij më të spikatur është përdorimi i mediave sociale, veçanërisht Facebook-ut, ku ai ndan rregullisht mendime dhe përvoja nga jeta e përditshme.

Statuset e tij, të mbushura me humor dhe ironizim, shpesh tërheqin vëmendjen e ndjekësve, duke u bërë një burim gëzimi për ata që e ndjekin.

Së fundmi, Fatmiri ka bërë bujë në rrjetet sociale për shkak të transformimit të tij fizik. Ai ka humbur një sasi të konsiderueshme peshe dhe ka ndarë me ndjekësit e tij këtë arritje në mënyrën e tij karakteristike, me një dozë humori.

Në një nga postimet e tij të fundit, ai shkruan me ironinë e tij të njohur: “Me bo mi hjek edhe nja 10 kg, besoj qe duke ju falemnderu veshve, s’kam me ec ma per toke!”.

Kjo deklaratë, e cila ka bërë të qeshin shumë, tregon se si Fatmiri ka arritur të përballojë sfidat e humbjes së peshës me një qasje pozitive dhe argëtuese. Ai ka theksuar se përkushtimi ndaj shëndetit dhe pamjes së tij fizike ka ndikuar jo vetëm në aspektin estetik, por gjithashtu në mirëqenien e tij të përgjithshme.

Transformimi i Fatmirit është një frymëzim për shumë njerëz që përpiqen të arrijnë qëllime të ngjashme. Ai tregon se me përkushtim dhe durim, çdo njeri mund të arrijë një ndryshim pozitiv në jetën e tij. Kjo është një mesazh i rëndësishëm, sidomos në një kohë kur shumë individë përballen me sfida të ndryshme shëndetësore dhe emocionale.

Shiko foton:

“Dy vitet e fundit marrëdhëniet…”, mësohet arsyeja e ndarjes së Xhensilës dhe Besit

Ish-çifti i famshëm, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë paraqitur dje në Gjykatën e Tiranës.

LEXO EDHE:

 

Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituara në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt, kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve.

Përmes dokumenteve në fjalë mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar.

Gjithashtu thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur.

Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare“.

“Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”.

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konfikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave.

Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut.

Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë.

Aida Baraku pas shumë vitesh shfaqet në publik, ja si duket ajo sot

Pas një periudhe të gjatë mungese në skenën muzikore, Aida Baraku, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka rikthyer vëmendjen e fansave të saj.

LEXO EDHE:

Ajo është njohur për shumë këngë hite, mes të cilave “Titanik” mbetet një prej atyre që ka lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës sonë. Kjo këngë, e cila vazhdon të jetë e preferuar për shumë dëgjues, ka kontribuar në formimin e imazhit të saj si një artiste e talentuar dhe karizmatike.

 

Pas një kohe të gjatë, gjatë së cilës Aida ka zgjedhur të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes, ajo më në fund ka bërë një dalje publike.

 

Ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme në televizion apo në ngjarje muzikore, këtë herë ajo ka vendosur të shfaqet në një dasëm private. Kjo ngjarje ka tërhequr menjëherë vëmendjen e medias dhe fansave, të cilët e prisnin me padurim rikthimin e saj.

Pamja e Aida Barakut në këtë dasmë ka qenë mahnitëse. E veshur me stil dhe elegancë, ajo ka zgjedhur një look natyral, pa grim, duke theksuar kështu bukurinë e saj natyrale.

Shkëlqimi i saj ka mahnitur të pranishmit dhe ka rikthyer kujtime të bukura nga periudha kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj. Fotot e saj nga kjo ngjarje janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke dëshmuar se talenti dhe bukuria e Aida Barakut mbeten të paprekura nga kalimi i kohës.

Shiko foton:

Pas ndarjes me bashkëshortin Teuta Selimi shihet krah për krahu me këtë personazh publik

Teuta Selimi ishte pjesë e mediave rozë javët e fundit edhe për jetën e saj private saktësisht problemeve me bashkëshorti.

LEXO EDHE:

Teutën, kjo nuk po e ndalon të jetë aktive në punën e saj me koncerte e mbrëmje muzikore.

Ajo së fundmi shfaqet krah Luizit, ku shihet se së bashku po sjellin një projekt muzikorë.

Teuta Selimi, hynë në listën e grave të forta që asgjë nuk i ndalon të arrijnë qëllimin që duan, shkruan “Kosovarja”.

Urimi i veçantë i Gold Ag për ditëlindjen e djalit

Djali i vogël i këngëtarit Gold Ag, ka festuar dje ditëlindjen.

LEXO EDHE:

 

Martohet Shkenda Dubova, dalin pamje nga dasma

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e sotme (e enjte) i ka dhënë fund beqarisë.

LEXO EDHE:

Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun.

Ceremonia e dasmës duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë.

Tashmë janë publikuar edhe disa pamje të këngëtares si nuse, e cila shfaqet e mrekullueshme.

Ajo shihet me një vello të gjerë të bardhë, duke lënë të lëshuara flokët e saj kaçurrele.

Në dasmë ka të ftuar edhe shumë personazhe të njohura të shoubizit si: Rike Roçi, Vesa Smolica, Ana Kabashi etj.

Artistja në fjalë ka kohë që ka bërë një distancim nga rrjetet sociale, duke e ruajtur me fanatizëm jetën e saj.

Video nga dasma:

Gjithashtu, Shkenda nuk ka qenë aktive prej vitesh në muzikë. /Telegrafi/

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Moderatori kosovar ka ndarë një shqetësim mëngjesin e sotëm.

Ai ka paralajmëruar ndjekësit që llogaria e tij në platformën X është hakuar.

LEXO EDHE:

Moderatori informoi ndjekësit që për ta vazhduar komunikimin, ka hapur llogari të re.

 

 

Më poshtë keni postimin e plotë.

Shiko foton: