Festë në shtëpinë e Ermal Fejzullahut

Në shtëpinë e Ermal Fejzullahut sot ka festë!

Vajza e vogël e këngëtarit të njohur, Ana, ka ditëlindjen dhe urimet tashmë janë në radhë, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e vogla jonë! U bëfsh sa më e lumtur, e shëndetshme dhe plot dashuri në çdo ditë që kalon. Qoftë jeta jote e mbushur me buzëqeshje, ëndrra të bukura dhe përqafime të ngrohta. Të duam pa fund!” shkroi në Instagram Ariana, bashkëshortja e Ermalit.

“Urime ditëlindjen zemra e babit, Ana” shkroi Ermali në urimin e tij.

Ermali dhe Ariana janë prindër të pesë fëmijëve!

Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T?

Tash e një kohë të gjatë përflitet për një lidhje të mundshme mes Adrola Dushit dhe Capital T.

Pavarësisht spekulimeve në rrjet, dyshja nuk e konfirmuan asnjëherë direkt.

Por, Adrola ka publikuar një moment teksa shihet nën shoqërinë e një mashkulli,duke i mbajtur dhe dorën.

Për ndryshe Capital T në një intervistë ishte shprehur se femra me e bukur shqiptare është Adrola Dushi.

Gruaja e Albin Kurtit takohet me dy artistet e njohura shqiptare, publikohen fotot

Rita Augestad Knudsen bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është parë mbrëmë në një event të organizuar në New York. Duket se Rita ka arritur në Shtete të Bashkuara të Amerikës (SHBA) para kryeministrit Kurti. Ku ky i fundit sipas njoftimit zyrtar sot është nisur për në SHBA.

Indeksonline sjell pamje ku ajo është fotografuar me dy arstistet shqiptare Emina Cunmulaj dhe Alketa Xhafa.

Ndodh e papritura në emision, aktorja kosovare e puth moderatorin

Të martën ka filluar emisioni më i ri në Kanal10 “Pa Protokoll” ku është diskutuar mbi çështjen e ndjeshme dhe shpesh të anashkaluar: “Paragjykimet ndaj artistëve”.

Aty të ftuarit ndanë përvojat e tyre personale dhe profesionale mbi ndikimin që kanë paragjykimet në krijimtarinë dhe zhvillimin e tyre.

 

 

Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Labinot Rexha zhvilluan mes vete debat mbi ato që u prezantuan nga vet ata.

Tutje përderisa debati vazhdonte, Gresa Gashi në stilin e aktores ka puthur live në emisoion gazetarin Shëndrit Lumin.

Meritoni takohet me djalin, publikon momentin emocionues

Moderatori, Meriton Mjekiqi gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ rrëfej historinë e jetës së tij, duke treguar edhe lidhjen e veçantë që ka me djalin e tij, Loarin.

Duke e theksuar se takimet mes Meritonit dhe të birit janë të rralla pasi ai jeton jashtë vendit, më në fund moderatori ka publikuar një foto të veçantë.

Nën përqafimin e njëri tjetrit, babë e birë po e shijojnë këtë moment.

A mund ta merrni me mend sa vjeç është Tayna?

Doruntina Shala apo Tayna, ka lindur më 14 dhjetor 1996 dhe është një këngëtare/repiste nga qyteti i Prizrenit, por që jeton e vepron në Prishtinë.

Ajo është cilësuar si një ndër këngëtaret që ka bërë bujë dhe sukses për një kohë shumë të shkurtër në tregun e muzikës shqiptare.

Gjithmonë mjaft e kërkuar për të performuar në diskotekat më të famshme në gjithë trevat shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Si fillim Tayna ose Doruntina, ka filluar karrierën e muzikës duke kënduar kënge te këngëtareve mbare botërore. Ajo këndoi këngën e Beyonce “Ring the Alarm” dhe “The Worst” të Jhene Aiko.

Veç 27 vjeç dhe aktualisht po përjeton kulmin e karrierës së saj.

 

Këngëtarja e njohur shqiptare interpreton himnin amerikan, afër saj shihet Lionel Messi (Video)

Këngëtarja shqiptare, Enisa ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para ndeshjes së Inter Miami, i drejtuar nga legjenda e futbollit Lionel Messi.

Ky moment i veçantë e vendosi Enisën në qendër të vëmendjes, duke e ndihmuar atë të arrijë një audiencë të re dhe të gjerë, teksa performonte himnin.

E pas saj, qëndronte vet Messi, teksa stadiumi po kulmonte nga tifozët.

video

Françeska Murati largohet nga studio, arsyeja do i’u befasoj

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati.

Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme.

Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë, pasi siç është shprehur ai e ka parë të tillë.

Kjo gjë ka ndezur debate në studio dhe në mënyrë të menjëhershme Françeska ka lënë studion.

“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh Françeska dhe më pas doli nga studioja.

Shiko videon nga minuta 33:

Vdes këngëtari i njohur turk, pësoi atak në zemër gjatë performancës ‘live’

Këngëtari dhe regjisori turk Metin Arolat, ka vdekur pasi iu përkeqësua gjendja gjatë performancës së tij live në Kozjatagi.

Sipas raportimeve të mediave turke, ai pësoi atak në zemër gjatë performancës. Disa media raportojnë se ka vdekur në skenë, e disa rrugës për në spital dhe disa në spital.

Raportohet se një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911.

Miku i tij i ngushtë Demet Sagiroglu dha një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte një mik shumë i ngushtë për mua, si një vëlla.

Ai ishte në dietë… Nuk mendoj se zemra e tij mund ta duronte.

Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë,” tha ai.

Për ata që nuk e dinë, Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë.

Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisor i videoklipeve për artistë të shumtë turq./GazetaTema

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” dhe aktorja e njohur bëhen prindër për herë të parë

Aktorja Anna Lika dhe regjizori i njohur Bjordi Mezini do të bëhen prindër për herë të parë.

Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale Anna ka zbuluar se ata janë në pritje të një vajze.

Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në muajin maj me anë të një foto të publikuar në rrjetet sociale.