Kur do të nis edcioni i ri i ‘Big Brother Vip Albania’?

Sezoni i ri televiziv erdhi dhe Big Brother Vip nuk duket gjëkundi. Ndonëse u tha se ky sezon do të vijë më herët se vitet e kaluara, duket se organizatorët kanë marrë kohën e tyre për të sjellë një edicion ashtu si duhet. Sipas Vip Magazine, BBV nuk është gati për të nisur në muajin Tetor ashtu sikurse ishte përfolur më herët në media.

Dy ditë më parë Top Channel ka publikuar edhe promon zyrtare të emisioneve të mbrëmjes dhe duket se do të jetë prime time e dominuar nga vajzat, përveç Salsano Rrapit që do të vijë bashkë me Kiarën dhe Nevinën dhe Portokalli, dhe Elvis Naçit në “Shqiptarët për shqiptarët”, sipas shumë gjasave bashkë me Marina Vjollcën.

Duket se për edicionin e ri të Big Brother Vip do të na duhet të presim fundin e vitit, derisa programet e reja në Top Media të mbyllin sezonin e vjeshtës në transmetim, shkruan Vip Magazine.

Nuk e luan Topi që edhe këtë sezon do ta prezantojë Ledion Liço, i cili i gjendur mjaft mirë me këtë pozicion ka nisur që tani përgatitjet dhe herë pas here ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale. Fillimisht u tha se ky do të ishte një edicion vipash që do të bënte bashkë konkurrentë të spikatur nga edicionet e shkuara, por duket se e gjitha ka qenë në kuadrin e një thashethemi.

Në media janë përfolur disa personazhe të njohura, potencialë për t’u bërë konkurrentë në BBV këtë vit, megjithatë asgjë nuk është ende zyrtare. Do na duhet të presim javët në vijim për të zbuluar një nga një emrat që do të vijnë për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pse jo edhe për një trampolinë në karrierën e tyre artistike apo televizive. /Vip Magazine/

“Unë dhe Poi..”/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr vendim të rëndësishëm

Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka marrë një vendim: do shpërngulet në Shqipëri. Ajo ka zbuluar se shtëpia e re është duke u rregulluar.

Sara ka ndarë disa pamje në ‘story’ nga banesa, duke na zbuluar se ajo do jetë shtëpia ku do qëndrojë me vajzën e saj, Poin.

Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale. Unë dhe Poi shkuam për të parë shtëpinë tonë të re që do të jetë së shpejti. Kjo është me të vërtetë një proces kaq emocionues për të kaluar.“-shkruan Sara krahas kësaj fotoje.

Kujtojmë se u raportua se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin. Artisti nuk ka ndarë me publikun asgjë, as për ndarjen dhe as për romancën e re, por fotot nga ‘paparazzët’ e nxorën në dritë se çfarë po ndodhte.

Pas shumë vështirësive Fero më në fund takohet me vajzën, publikon pamje të ëmbëla

Ish reperi Fero ditë me parë ka treguar se po përballët me një vështirësi pasi po iu bëhet e pa drejtë ndaj vajzës së tij.

Ai prononcoi për media që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Pas kësaj Fero ka publikuar pamje teksa shihet i lumtur pranë vajzës së tij Ninës./Kosovarja/

Video e parë këtu:

Video tjetër

“Pas vështërsisë vjen lehtësimi”, Fero fiton kujdestarinë e vajzës për një vitë

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

Sipas këtij vendimi, siç potencoi edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Fero, para disa ditësh ishte bërë krye-temë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë.

Nacionale e cila kontaktoi po ashtu me avokaten e Ismajlit, citoi atë të ketë thënë se klientja e saj nuk ka bërë asnjë shkelje gjyqësore. /Telegrafi/

Më në fund, Capital T jep lajmin e shumëpritur

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T po përgatit këngën e tij më të re.

Përmes një video në rrjetin e tij social Instagram, Capital T ka paralajmëruar këngën e tij e cila titullohet “THE GREATEST”.

Kjo këngë pritet të lansohet gjatë javës, duke mos bërë të ditur datën e saktë.

“N’ket kollaps industrial dikush duhet me fol”, ka shkruar reperi në postim.

Video

Ish-banorja e Big Brother nuk i lë vend imagjinatës, publikon foto nga dushi

Këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Pëveq projekteve muzikore, Semi është mjaftë aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, në Insta Story, ka publikuar një foto nga dushi ku duket mjaftë tërheqëse.

“Më pëlqen se si ndihet lëkura ime pasi përdor një scrub për të eksfoluar lëkurën e vdekur…”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë.

Fero po ‘thumbon’ Arbenitën me këtë video?!

Fero është ndër emrat më të përmendur në media rozë ditëve të fundit.

Pas padrejtësisë që po i bëhet sipas tij, ndjekësit po komentojnë secilin postim të Feros.

Para pak minutave ka publikuar një video në instastory, teksi i së cilës flet për marrdhënjet në përgjegjësi.

Sipas ndjekësve kjo mund të jetë një “thumb” indirekt për Arbenita Ismajli, shkruan Kosovarja.

Kiara Tito nis provat për Portokallinë, batuta e Luiz Ejllit merr të gjithë vëmendjen

Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim.

Pasi zbuloi se do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në TCH, Kiara Tito menjëherë nga provat. “Ky sezon do të jetë flakë” shkruan ajo, ndërsa nkë reagim i Luiz Ejllit ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet.

“Ky sezon do të ndiqet edhe në Shkodër” ka qenë batuta e Luiz Ejllit ndërsa shumë komentues besojnë se ka qenë ai që ia ka mundësuar Kiarës realizimin e një prej ëndrrave të saj siç është moderimi i një prej spektakleve më të ndjekura në TCH.

Grupi Fisnikët largohen përgjithmonë nga dasmat, arsyet do ju befasojnë

n’ZOOM me Albina Zeneli erdhi me sezonë verore në Shqipëri.

Të ftuar pati vokalistin e grupit Fisnikët, Agim Gërguri.

Ai ka rrëfyer për karrierën ndërvite duke theksuar edhe performancat live.

Fisnikët nuk këndojmë më nëpër dasma dhe arsyeja do të ju befasojë.

Për këto dhe detaje të tjera ju ftojmë ta ndiqni materialin e plotë në linkun e mëposhtëm. /nzoom

“Dukesh super e shëndoshë”, Kiara i përgjigjet flakë për flakë ndjekësve

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim.

Ashtu sikurse ju zbuluam dje, Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel.

Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që sot të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’.

Ja si iu përgjigj Kiara:

Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.

Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰”

Shiko foton: