Santiana: “Edhe një gangstere si unë ka nevojë për…”

Ka disa javë që Santiana Maloku është ndarë nga i dashuri i saj, Lirimi.

Lirimi arriti të qëndrojë larg syrit publik për një kohë të gjatë, madje edhe kur e vizitoi Santin në BBVK, mbajti anonim identitetin e tij.

Megjithatë, lidhja e çiftit duket se mori teposhtën tash e një kohë, me ndarjen që u konfirmua së fundmi nga vetë Santiana, shkruan Indeksonline.

Por, duket se Santianës po i mungon lidhja, ose të paktën një person në krah.

“Edhe një gangstere si unë ka nevojë për puthje në ballë nganjëherë” është shkrimi që Santiana ka hedhur në Instagram Story, duke nxitur dyshimet se po i mungon ndjesia e të qenurit e lidhur.

 

Uau! Luizi i bën Kiarës dhuratën që do ta donte secila femër!

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe moderatorja e njohur Kiara Tito vazhdojnë të mahnitin publikun me dashurinë e tyre të sinqertë dhe romantizmin që e karakterizon marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, Kiara zbuloi një moment të veçantë në jetën e tyre përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku tregoi për një dhuratë të veçantë nga Luizi.

Sipas Kiara-s, Luizi e di shumë mirë pasionin e saj për këpucët dhe vendosi t’i bëjë një surprizë duke i blerë një palë të reja.

Kjo gjest i bukur tregon jo vetëm vëmendjen dhe dashurinë që ai ka për të, por edhe njohjen e thellë që ai ka për preferencat e saj.

Kiara, e emocionuar nga kjo dhuratë, ndau momentin e saj të lumtur me ndjekësit e saj, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.

Përveç muzikes dhe ekranit, marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës ka tërhequr vëmendjen e publikut për mënyrën se si ata mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të jetës. Nga momentet më të thjeshta të përditshme deri te ngjarjet më të rëndësishme, ata tregojnë se dashuria e vërtetë është e ndërtuar mbi detaje të vogla që e forcojnë atë.

Ky gjest i Luizit është një shembull i shkëlqyer i asaj se si gjërat e vogla mund të kenë një ndikim të madh në një marrëdhënie. Kjo e bën Kiarën të ndihet e veçantë dhe e dashuruar, dhe po ashtu e tregon Luizin si një partner të kujdesshëm dhe romantik.

Shiko foton:

Rrokulliset me veturë Gani Gërmia, publikon fotot

Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij me disa pamje të rënda.

Ai publikoi një veturë të rrokullisur dhe më pas fytyrën e tij me plagë, nga aksidenti.

Së fundi shpesh janë shpërndarë informacione të rreme në lidhje me aksidente të fytyrave publike.

Por, rasti në fjalë është raportuar në Instagram nga vetë Visari.

 

Deklaratat e Feros, reagon Almedina Ismajli

Pasi Fero ne një lidhje direkte në televizion, për të treguar shqetësimin e tij për padrejtësit që po i bëhen sipas tij.

Fero tregoj se gjendja e tij emocionale nuk është mirë, e menjëherë pas kësaj dalje motra e ish bashkëshortes së tij

Almedina Ismajli, reagoj me një instastory.

Ky postim që po shihni më poshtë, nga ndjekësit u pa si një reagim i momentit ndonëse ajo më vonë e ka larguar atë foto.

Ja çka ka humbur Seldi, Mimoza Shkodra shfaqet e ‘zjarrtë’ në bikini

Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra ka ndezur rrjetet sociale me fotot e saj të fundit, ku shfaqet tejet seksi e veshur me bikini.

Me një trup të tonifikuar dhe vetëbesim të dukshëm, Mimoza ka treguar se është në formë të shkëlqyer dhe nuk heziton ta ndajë këtë me ndjekësit e saj.

Pamja e saj në bikini është pritur me shumë komplimente dhe pëlqime nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për stilin dhe fizikun e saj të jashtëzakonshëm.

Kombinimi i bikinit me një qëndrim plot vetëbesim i ka dhënë këngëtares një pamje tërheqëse, duke e bërë të duket më joshëse dhe elegante se kurrë më parë.

Mimoza Shkodra, e cila gjithmonë ka qenë e njohur për zërin e saj të bukur dhe sharmin natyror, në këtë paraqitje të fundit ka treguar se është po aq e aftë të impresionojë edhe me pamjen e saj.

Veshja e bikini-ve nxjerr në pah linjat e saj perfekte, duke dëshmuar se këngëtarja ka një kujdes të veçantë për formën e saj fizike.

Kjo paraqitje është një tjetër dëshmi se Mimoza nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe të shfaqet më e guximshme në përzgjedhjen e saj të veshjeve, duke e mbajtur gjithmonë të freskët imazhin e saj publik.

Fansat e saj presin gjithmonë diçka të veçantë nga ajo, dhe kjo paraqitje në bikini nuk bëri përjashtim./InfoKosova/

Shiko foton:

Fero reagon sërish: Një njeri i shkatërruar…

Ish-reperi Fero, ditën e djeshme tregoj shumë gjera të trishtueshme në lidhje me jetën e tij, kohëve të fundit.

Ai u shpreh se nuk lejohet ta takoj vajzën e tij, dhe po se i bëhen shumë padrejtësi nga gjykatësit në Gjilan, shkruan IndeksOnline.

Fero u shpreh se nga kjo gjë, ai është në depresion dhe në gjendje të rëndë emocionale e psikologjike.

Sot ish-reperi ka zgjedhur të reagoj sërish përmes Instagramit.

‘’Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di njëmijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë’’, shkruajti ai.

Milaim Zeka kritika çiftit Hati-Jashar: “Ku i gjejnë paratë, prokuroria duhet t’i…”

Pak ditë më parë u bë viral lajmi se policia e Tiranës kishte gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku.

Shkak ishte tejkalimi i shpejtësisë tej normave të lejuara.

Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në “TikTok”, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.

Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.

Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”.

“Unë mendoj se në rastin konkret kemi dy fenomene.

E para, kur je i kurdisur që në bark të nënës për të hipur mbi një deve, atje në shkretëtirën e Saharasë dhe pastaj hip në një makinë të shtrenjtë, normale që të humb orientimi.

Nëse ti nuk ke pika krahasuese në jetë, nëse ti i jep makinës 400 km/h dhe anash nuk ke lisa, nuk ke plepa, të humb komplet orientimi siç është rasti konkret.

Dhe unë fajin më të madh ia vë Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokurorisë.

Pse? Njerëzit e tillë përpos se duhet të futen në burg, jo t’u merret patenta e shoferit.

Jashtë nëse ti e nget makinën 60-70 përtej limitit të fusin në burg dhe Prokuroria hap hetime prej nga i ke marrë këto të ardhura, e ke paguar tatim, prej nga e ke blerë këtë makinë të shtrenjtë”, tha Milaim Zeka.

“Të dashuruar si kurrë më parë”- Ja krah kujt shfaqet ne shtrat Dea Mishel

Dea Michele, ditën e sotme ka publikuar një postim ku ju bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj të marrin një mace.

Ish-banorja BBV shihet ta postoj shpesh macen e saj në rrjete sociale, duke shprehur një përkujdesje të madhe ndaj saj.

“InstaStory”-in e postuar teksa shfaqet me macen Dea shkruan:

“Në vazhdojmë të dashuruar si kurrë më parë. Merrni dhe ju një mace. Ju zbukuron ditën!”

Shiko foton:

Nuk do ta njihni – Me ndërhyrjet në fytyrë, kaq ndryshe po duket Xhuli

Edhe pse në BBVK kemi pasur rastin ta shihnim natyrale thuajse çdo ditë, pas daljes nga ky format fytyra e Xhulit ka ndryshuar tërësisht.

Ajo ka bërë ndërhyrje me anë të të cilave ka formësuar shumë pjesë të fytyrës.

Mirëpo, jo gjithmonë kanë efekt të mirë e këtë e shohim edhe në daljen e sotme.

Ajo ka postuar një fotografi në lift, ku paraqitja e saj lë shumë për të dëshiruar.

Shiko foton:

Njeriu më i komentuar i momentit pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Fillimi i sezonës së re të Big Brother Vip Kosova 3 po afrohet.

Këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe faqja zyrtare e BBVK.

E natyrisht, si show televiziv në Kosovë është shumë i përfolur, bashkë me të edhe emrat që po aludohet lartë e poshtë se mund të jenë banorë të tij në sezonin e ardhshëm.

Mirëpo kush pretendohet të jetë pjesë e tij?Lajmi.net ekskluzivisht nga burime të sigurta ka arritur të konfirmojë se sërish pjesë e sezonit të ardhshëm do të jetë një emër tejet i përfolur që vie nga Shqipëria.

Pra, banorin e parë të edicionit.

Personi në fjalë është aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku.

Kallaku sidomos gjatë këtij viti ka qenë jashtë mase temë e mediave rozë për jetën e tij private.

Ai përveç projekteve të reja, u komentua shumë edhe për ndarjen më këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Por kjo nuk është risia e vetme e këtij BBVK.

Veçanti tjetër e këtij sezoni do të jetë një tjetër emër i përfolur.

Olsa Muhameti, e njohur shumë për programin e “Përputhen“ në Shqipëri që theu kufinj të shikueshmërisë, vie këtë radhë në Kosovë si producente ekzekutive e sezonit të ardhshëm të Big-ut.

Po ashtu, po qarkullojnë lajme se emra të tjerë të njohur si Adnan Blaku, Diona Fona, Mevlan Shaba, Kaltrina Selimi, Miran Ramadani e të tjera fytyra të njohur të botës së showbizit mund t’i bashkohen edicionit, por që deri më tani asgjë e konfirmuar.

Kjo mbetet të shihet tutje./Lajmi.