Shqipe Hysenaj shpërthen në lot, ja çfarë e emocionoi aq shumë

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga pjesëmarrëset, Kajmelina nga Elbasani tregoi historinë me djalin e saj i cili i përket spektrit autik.

Kajmelina e solli këtë histori në ekran për të frymëzuar nënat që kanë fëmijë me aftësi të veçanta, dhe që ta shohin autizmin tek fëmijët si mrekulli.

Shqipe Hysenaj nuk u përmbajt në fund të historisë duke mos fshehur dot lotët, momente mjaft emocionuse.

Për më tepër ndiqni videon duke klikuar KËTU, nga minuta 28’ deri në minuten 31të.

Blero ka arsye për ta shikuar ‘Big Brother Vip Kosova 3’, ja kush po bëhet pjesë e spektaklit

Big Brother Vip Kosova 3 është gati për të filluar.

Edicioni i tretë pritet të jetë ‘flakë’ po aq sa ata paraprakë.

Sigurisht, dilema më e madhe për fansat e këtij reality show është se kush do të jenë banorët që do t’i bashkohen këtij formati.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë edicion pjesë e formatit do jetë edhe ish e dashura e Bleros Floriana Sylejmani apo siç njihet me nofkën “Bebi”.

Sigurisht dëshiron të bëhet më e afërt me publikun dhe do ta kemi rastin ta njohim më shumë.

I’u bë virale fotografia, reagon Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin…!

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale.

Pasi u përfol shumë për shkak të një fotografie që qarkullonte në rrjete sociale, në të cilën ajo shihej duke u falur.

“E di që është diskutuar shumë ajo pjesë, por unë kam treguar edhe në Big Brother brenda, por nuk është që e kam bërë shumë të madhe sepse lidhja ime me Zotin është personale. Po, falem, i fal pesë vakte. Mua më bën të ndihem shumë mirë, nuk më intereson çfarë flasin njerëzit, sepse i kam parë edhe komentet, ajo pjesë nuk më intereson hiç, unë e di çfarë lidhje e kam dhe po, e predikoj fenë, jam muslimane, kaq”

Çka po zihet mes Santianës dhe Robert Berishës?

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, do t’i bashkangjitet Robert Berishës në emisionin e tij.

Se cili do të jetë roli i Santit në ‘Robi plaket kur don vet’, ua zbulojmë ne, përmes këtij materiali të mëposhtëm.

VIDEO

 

Fifi i kërkon Yllit 3000 euro borxh dhe ky ishte reagimi i tij

Fenomenit të sfidave në TikTok nuk i ka shpëtuar as Fifi.

Ajo ka qenë në një “sfide” me një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale, Arjan Lekajn.

Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë që ajo të “dënohet”.

Si “dënim”, këngëtarja telefonoi mikun e saj, Yll Limanin duke ia kërkuar atij 3000 euro borxh me kushtin që do t’ia kthejë javën tjetër.

VIDEO

Lutfi Haziri nuk i mbanë lotët në dasmën e vajzës

Pokitikani i njohur kosovar, Lutfi Haziri mbrëmë ka martuar vajzën e tij Këngën me djalin nga Shqipëria Fabion.

Mes momentet të veçanta nuk kanë munguar as lotët e Hazirit.

Ishte një pjesë ku bashkëshortja e tij Myrvetja këndoj special për vajzën ndërsa Haziri e përjetoj rëndë teksa shihet dhe me lot në sy, shkruan kosovarja.

Përndryshe dasma e Këngës me Fabion ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve teksa po e komentojnë në çdo detaj.

U rrah nga motrat Berisha, Klea Prenga tregon shenjën që i ka mbetur në fytyrë

Klea Prenga u rrah barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë, shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi të.

Klea herë pas here po poston fotografi në Instagramin e saj, ku pa komplekse ajo po tregon shenjat që i kanë mbetur në fytyrë nga goditja me sende të forta që i shkaktuan dëmtime të shumta por gjithsesi ajo po duket shume e bukur.

Modelja reagoj disa herë, ku së fundmi tha se nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien mes Marielës dhe Mirit, duke thënë se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar plotësisht para se këta dy te njiheshin.

Motrat Berisha janë ende në arrati, nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e tyre dhe policia nuk ka dhënë asnjë informatë të re në lidhje më to.

U nda nga i dashuri, Santiana nuk po i ndal ndejat e alkoolin
Ish-banorja e BBVK, Santiana Maloku para disa ditësh ka pranuar se është ndarë nga i dashuri i saj, Lirimi.

Pas daljes na shtëpia më e famshme, ajo deklaroj se nuk e frekuenton jetën e natës, mirëpo që nga ndarja, modelja thuajse çdo natë është nëpër ndeja të ndryshme.

Mbrëmë në Instastory ajo kishte publikuar një video të një këngëtareje, duke kënduar këngë vajtuese e që në tavolinë shihej shishja e alkoolit.

A po vuan Santi, apo po del vetëm të argëtohet këtë e di më së miri ajo.

Mihrije Brahës i vdes nëna: Uroj të shihemi në parajsë

Ka vdekur sot nëna e këngëtares Mihrije Braha.

Artistja këtë e bëri me anë të një njoftimi në rrjete sociale, duke e shprehur dhimbjen që e po e ndjen.

“Nanë, ti që me dhe jetë sot më le… Lotët nuk po me lënë të shoh e të shkruaj për ty nanë…”

“Uroj të shihemi në parajsë nanë”, ka thënë Braha

Mozzik ka dy fjalë për motrën e Lotinës

Këngëtari, Mozzik dhe gazetarja, Lotina Haziri, tash e një kohë janë në lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Së fundmi ata kanë publikuar edhe pamje nga momentet e tyre intime e takimet me familjarë.

Mozzik sonte është i ftuar në dasmën e kunatës së tij, Këngës.

Në një video të publikuar ai dëgjohet duke i uruar fat çiftit të ri.

Video!!