Ia publikoi mesazhet, Bledi Mane i reagon ‘ashpër’ Rike Roçit

Rike Roçi ka habitur me një postim që bëri në llogarinë e saj të Instagramit.

Ish-banorja e “Big Brother Albania” publikoi një bisedë mes saj dhe gazetarit Bled Mane, në të cilën ky i fundit shkruante: “E kam lënë shtatzënë”, por pa përmendur emra.

Gazetari ka shpërndarë postimin e ish-banores dhe krahas shkruan: “Bëhu gati Rike Roçi se nuk përmbahem”

Dua Lipa ‘nxeh rrjetin’, publikon imazhet toples

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka shpërndarë në rrjetet sociale një sërë fotosh nga përditshmëria e saj teksa shijon pushimet.

Dua ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku ka ndarë foto të saj duke pozuar në pasqyrë me veshje të ndryshme, si dhe disa selfie.

Ajo ka postuar gjithashtu edhe një foto ku duket teksa bën banjo dielli topless. Dua gjithmonë është komentuar për pamjen dhe format e saj perfekte.

Moderatorja e njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Moderatorja shqiptare Almedina Ismajli është një fytyrë e dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi emri i saj është lakuar në mediat rozë se a do jetë pjesë e reality show ‘Big Brother Vip Kosova’.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga bukuroshja por siç thuhet ‘ ku ka tym ka zjarr’.

Kujtojmë që moderatorja është motra e modeles Arbenita Ismajli dhe ish-kunata e Feros,

Santiana flet për takimin me Bucin në klub dhe lajmin për shtatzëninë e Veronës

Në ‘Big Brother VIP Kosova’ Santiana dhe Ylli kishin marrëdhënie shumë të ngushta ku u komentuan pafund.

Pas përfundimit të edicionit dyshja shkëputen çdo kontakt të mundshëm.

Ata për herë të parë pas BBVK-së, u takuan në një klub, ku punon Buci.

Lidhur me këtë Santiana, në një intervistë tha se arsyeja që ka shkuar ishin këngëtarët që përformonin në atë klub.

“Aty ishin disa artistë që mu më pëlqejnë, ishte hera parë u takuam me Bucin pas BBVK”, tha Santi në “Prive”.

Ajo u pyet edhe për lajmin se Buci do bëhet baba.

“I uroj shumë suksese, nuk kam inat me Bucin dhe as me Veronën”, u përgjigj shkurt Santiana./Insajderi.

A e keni ditur se Mefail Bajqinovci ishte në një klasë me reperin e njohur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci muaj më parë ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”.

Duke folur për jetën private, ai tha se ka qenë në klas me reperin 2po2, duke tretuar kështu se a ka kontakte sot dhe kë tjetër e kishte në gjeneratë.

Po ashtu tregoi se si ka kaluar në mbrëmjen e matures me reperin, transmeton Gazeta Imazhi.

“Kemi kalu shumë mirë, na ka këndu Nystret Muçiqi, edhe une jam djal i Coca Cola-s”.

Se çfarë tha më shumë, e kuptoni duke klikuar këtu.

Screenshot
Santiana flet për herë të parë për ndarjen nga Lirimi, ja si e priti nëna e saj

Javën e kaluar, u raportua Santiana dhe Lirimi i kanë dhënë fund lidhjes.


Këtë e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një intervistë.

Santiana tha se vendimi për ndarje është marrë nga ajo.

“Po jemi nda, hapin e kam marrë unë nuk ka ndodh diçka e madhe qe jemi nda. Kemi vendos me u shkëput. Ia kam uruar ditëlindjen nuk ma ka kthyer mesazhin. Ai më njeh mirë, kam qenë një kohë të gjatë me të. Nëna ime nuk e ka prit mirë, më ka kritiku”, tha ajo në Prive.

Vajza e Mimoza e Shkumbin Kryeziut e ‘kall’ rrjetin, shfaqet vetëm në bikini

Rozaf Kryeziu, vajza e dy këngëtarëve të njohur Shkumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave me paraqitjen e saj të fundit.

E njohur për stilin e saj elegant dhe sharmin natyral, Rozafi ka ndarë disa momente nga pushimet e saj, ku ajo shfaqet në bikini, duke mahnitur me fizikun e saj të tonifikuar.

Me një pamje të freskët dhe plot vetëbesim, Rozafi ka treguar se është një kombinim i përsosur i talentit dhe elegancës së prindërve të saj të famshëm.

 

 

Fotot e saj në bikini, të realizuara në një destinacion bregdetar, kanë bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat kanë komplimentuar bukurinë dhe stilin e saj.

Rozafi, e cila zakonisht ruan një profil më të ulët publik, ka bërë një hap të guximshëm me këtë paraqitje, duke dëshmuar se ajo është një figurë e re dhe premtuese në botën e showbiz-it.

Ndjekësit e saj nuk kanë ngurruar ta përgëzojnë për këtë paraqitje të bukur dhe plot sharm, duke e krahasuar me prindërit e saj të talentuar që gjithmonë kanë mbetur në qendër të vëmendjes për stilin dhe klasin e tyre.

Ndërsa Rozafi vazhdon të jetojë në qendër të vëmendjes për shkak të famës së prindërve, ajo po krijon ngadalë një identitet të saj të veçantë, duke fituar dashurinë dhe mbështetjen e publikut për stilin e saj unik dhe paraqitjet mahnitëse./GazetaImazhi/

 

 

Shiko foton:

I fillon emrin me “R”/ Konfirmohet romanca e Roza Latit

Roza Lati është një nga moderatoret shumë të dashura për publikun e muajt e fundit edhe një personazh mjaft i përfolur në rrjet, sidomos pas pjesëmarrjes në BBV3.

Së fundmi moderatorja duket se ka konfirmuar romancën e saj përmes disa postimeve në Instastory.

“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë.

Moderatorja nuk ka treguar asgje lidhur me personin që i ka “vjedhur” zemrën, por duket që është mjaft e lumtur.

Shiko fotot:

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, martohet me Kreshnik Gjergjin

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është martuar.

Ajo ka kohë që është në lidhje me Kreshnik Gjergjin, me të cilin ajo duket se është dashuruar kokë e këmbë.

Dafina ka postuar në Intagram copëza nga ceremonia e tyre martesore, shkruan Klankosova.tv.

Dafina u shfaq e veshur me fustan të bardhë dhe me sytë që i ‘vezullonin dashuri’.

Arbana apo Jonida prezantuese e BBVK? Kjo foto konfirmon gjithçka?

Prezantuesja e famshme televizive Jonida Vokshi ka ngritur dyshimet mbi rolin e saj në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi që ajo ka ndarë një imazh direkt nga oborri i shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duke nxitur kështu publikun të jenë kuriozë nëse Jonida do shfaqet sërish si prezantuese në netët Prime.

Kujtojmë se përgatitjet për edicionin e tretë të BBVK kanë nisur prej kohësh, dhe së fundmi është zbuluar edhe autorja e re e programit, Olsa Muhameti.

Por, pos kësaj në publik ka kohë që diskutohet mbi nikoqirët e këtij edicioni – emra të shumtë janë përfolur deri më tani.

Megjithatë akoma mbetet pikëpyetje nëse Alaudini e Jonida do na shoqërojnë, netëve Prime!