Vëllai për motrën, Xhafer Gashi e pret në zyrë motrën e tij, këngëtaren e njohur

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka patur një takim të veçantë sot në zyrën e tij. Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi e ka vizituar Xhafën në zyre.

“Ishte kënaqësi e veçantë ta vizitoja kryetarin e Komunës së Obiliqit!
Krenare me ty vëllai im! Isha e fasionuar me ndryshimet e qytetit të Obiliqit! Respekt” shkruan Shkurte Gashi në njoftim.

Fero bëhet për doktor, kjo është arsyeja

Reperi i njohur Fero, i cili është gjithmonë në qendër të vëmendjes për projektet e tij muzikore dhe stilin e jetesës, së fundmi ka ndarë një moment interesant me ndjekësit e tij.

Ai ka publikuar një fotografi nga vizita e tij tek dentisti personal, duke treguar se përveç muzikës, ai kujdeset maksimalisht edhe për pamjen e tij, veçanërisht për buzëqeshjen.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Fero shihet duke qeshur pranë dentistit të tij, teksa shkruan disa fjalë falënderimi për kujdesin dhe profesionalizmin e tij.

Ky gjest tregon se për artistin, pamja dhe shëndeti dentar janë po aq të rëndësishme sa muzika e tij, duke bërë që fansat ta përgëzojnë për përkushtimin ndaj detajeve të vogla që lidhen me paraqitjen e tij.

Fansat nuk kanë ngurruar të komentojnë duke i komplimentuar buzëqeshjen e tij të përkryer, e cila tashmë është bërë pjesë e imazhit të tij publik.

Si një figurë që ndikon te shumë të rinj, Fero dërgon gjithashtu një mesazh të rëndësishëm për kujdesin e përditshëm ndaj shëndetit dhe higjienës dentare.

Në një botë ku pamja luan një rol të madh për personazhet publike, Fero vazhdon të tregojë se kujdesi për detajet është një aspekt thelbësor për suksesin dhe imazhin e tij, duke i qëndruar besnik stilit të tij të veçantë dhe origjinal./InfoKosova/

Shiko foton:

Shqipe Hysenaj po bashkëjeton ish-banorin e BBVIP?

Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka ironizuar me një koment në mediat sociale.

Një ndjekës i Shqipes ka aluduar se ajo dhe Bledi Mane po bashkëjetojnë prej kohësh.

“Bledi, zemra ku je? Unë sapo mbërrita në shtëpi, hajde se kemi gatu makarona sot”, shkroi pos tjerash Shqipja, duke bashkëngjitur edhe disa emoji duke qeshur.

E storien e Shqipes e ripostoi edhe Mane.

Getinjo poston fotografi nga xhamia

Reperi i njohur, Getinjo, disa herë e ka bërë publik dedikimin e tij ndaj fesë.

Ai shpeshherë publikon ajete të librit të shenjtë, teksa edhe shkon dhe falet në xhami, shkruan Indeksonline.

Njëjtë ka bërë edhe sot reperi nga Ferizaji, duke publikuar fotografi nga namazi i drekës në xhami.

Ai është shfaqur i buzëqeshur në një “selfie”, teksa pas shpinës së tij vërehen lutje të shkruara në gjuhën arabe.

 

 

Ish-banori i Big Brother Vip bëhet baba për herë të parë, publikon foton e ëmbël

Një nga momentet më të bukura në jetën e Kledi Hysës dhe Evi Recit sapo ka ndodhur!

Çifti, të njohur për pjesëmarrjen e tyre në showbizin shqiptar, kanë ndarë lajmin e madh dhe emocionues: ata janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Aster.

Lajmi i bukur u ndanë përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale, ku Evi Reci publikoi një foto të ëmbël që dokumenton këtë moment të paharrueshëm për çiftin.

Në foton e ndarë, shihet dora e vogël e Asterit duke u mbajtur me dashuri nga prindërit e tij. Evi e shoqëroi këtë foto me një mbishkrim emocionues:

“Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël. 13/9/2024. Mirë se erdhe në jetë, Aster Hysa.”

Kjo ngjarje ka sjellë gëzim të madh jo vetëm për çiftin e ri prindër, por edhe për ndjekësit e tyre të shumtë, të cilët i kanë përgëzuar përmes komenteve dhe mesazheve të dashura.

Shiko foton:

Dafina Zeqiri tregon se sot është ditë shumë e veçantë për të
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet me postime nga më të ndryshmet.

Në postimin e fundit, ajo është shfaqur nga vetura, derisa është shprehur se sot është një ditë e veçantë.

“Ditë shumë e veçantë sot”, ka shkruar Dafi, duke mos treguar se çfarë e bën këtë ditë të tillë.
Se cila është arsyeja që është shpreh këngëtarja këtë e din vetëm ajo

“Dashuria shëron gjithçka”, Roza Lati, nis lidhje të re dashurie? (Foto)

Një postim i fundit i Rozës Lati ka ngjallur dyshime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, duke sugjeruar mundësinë e një romancë të re në jetën e këngëtares.

Roza, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe jetën e saj të përmbushur artistike, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë që duket të jetë mbushur me dashuri dhe emocion.

Në një story të fundit në Instagram, Roza ka publikuar pamje nga një ambient të mbushur me lule të freskëta, verë dhe muzikë të qetë, duke e përcjellë këtë moment me një citat të veçantë: “Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”

Ky postim ka përfshirë një ndjesi të thellë romantike dhe ka ngritur pyetje në lidhje me jetën private të këngëtares.

Pamjet e ndara në rrjetet sociale sugjerojnë një atmosferë të ngrohtë dhe intime, e cila ka bërë që fansat dhe ndjekësit të spekulojnë se ndoshta Roza është duke shijuar një histori të re dashurie. Ky postim i veçantë është interpretuar si një konfirmim i mundshëm i një lidhjeje të re, duke u bërë një temë e nxehtë në mediat rozë dhe në forumet e diskutimeve të fansave.

Në përshkrimin e saj, Roza ka përdorur një ton emocional dhe reflektues, duke e bërë këtë postim të duket si një shenjë e lidhjes së saj të re dhe të rëndësishme. Ndjekësit janë të kënaqur të shohin këngëtaren të ndanë një pjesë të jetës së saj private dhe janë të entuziazmuar për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie të re në jetën e saj.

Shiko foton:

‘Orhani’ shkrin me videon, shikoni se si i këndon ‘Hanifes’ në ‘mes’ të Italisë

Aktori i njohur Fatmir Spahiu fundin e kësaj vere vendosi ta kaloi në Venecia të Italisë.

Për ndjekësit e tij, ai ndau një video në “Tik Tok”, shkruan “Kosovarja”.

Ai në këtë video po i këndon “Hanifes”, derisa shihet se në krahët e tij është bashkëshortja e tij.

Kjo video morri qindar komente dhe u bë virale pak orë pas publikimit.

VIDEO

Reja e Rugovës ‘trazon’ rrjetin, publikon video duke u puthur me bashkëshortin

Dizejnatorja Blerina Kllokoqi Rugova është tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo ndan copëza nga përditshmëria e saj por tek pjesa private është pak më e rezervuar.

Një përjashtim ajo e ka bërë së fundmi kur ka publikuar një video me bashkëshortin, Mendimin.

Komentet ishin të shumta.

Shiko videon këtu

Emine Çunmulaj festoi ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi

Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në botë, Emina Çunmulaj sot ka mbushur 40 vjeç.

E teksa uron veten për këtë dekadë të re që fillon në jetën e saj, Emina ka publikuar një video me humor ku ngatërron treshin me katrën.

Në fund ajo duket e lumtur teksa tre fëmijët, dy vajzat dhe djali i vogël e rrethojnë me dashuri.

Kanë qenë të shumta urimet për Eminën, e cila na tregon se si (nuk) duket të jesh në të 40-at, pasi shumëkush do ta ngatërronte lehtësisht moshën e saj, duke i dhënë shumë vite më pak.

Video nga festa e modelës