div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-182 category-paged-182 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Loredana feston ditëlindjen, partneri futbollist e uron në gjuhën shqipe!

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për këngëtaren, nuk ka munguar urimi edhe nga Karim Adeyemi, futbollisti i Borussia Dortmund me të cilin ajo është në lidhje dashurie.

I njëjti bëri një sërë postimesh në Instagram, duke uruar këngëtaren në këtë ditë speciale.

Krahas urimit që i bëri në gjuhën angleze, Adeyemi publikoi një fotografi ku i bëri një dedikim edhe në gjuhën shqipe.

“Urime ditëlindjen për ‘nusen’ dhe shoqen time më të mirë. Të dua më së shumti në botë. I meriton të gjitha”, shkroi futbollisti në një sërë postimesh në Instagram.

Mërgimtarja prek zemrat: “E mshelem shpijen, e lam Kosovën”

Në rubrikën e “E kam emrin kosovar” të emisionit “Era Verë”, dëshmohet dashuria e madhe e mërgimtarëve për Kosovën.

Një prej momenteve më prekëse ishte intervista që realizoi gazetarja Shaha Thaçi me një mërgimtare, e cila, duke shpërthyer në lot, ndau historinë e saj dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën.

“E mshelem shpijen edhe e lam’”, tha ajo. Derisa përshkruante momentin e largimit nga shtëpia, ajo reflektonte mbi dashurinë dhe mallin që ndien për vendlindjen.

Se çfarë ka thënë më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

SHIKO VIDEON 

 

Arbana, Alaudini apo Kiara? Zbulohet kush do ta prezantojë BBVK3

Alaudin Hamiti, një figurë e njohur për publikun, ka nxitur sërish aludime mbi një rikthim të mundshëm si prezantues i ‘Big Brother VIP Kosova’ me një postim në Instagram.

Në postimin e tij, ai shfaqet pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së ‘Big Brother’, me mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”, duke lënë ndjekësit të pyesin se çfarë mund të jetë duke u përgatitur.

Ky postim ka ndezur spekulime të shumta për rolin e tij të mundshëm në edicionin e tretë të këtij formati televiziv të njohur.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni për rikthimin e tij.

Përkundër kësaj, koha dhe natyra e postimit sugjerojnë se diçka mund të jetë në rrugë e sipër.

Ndërkohë, emra të tjerë si Arbana Osmani dhe Kiara Tito janë përfolur gjithashtu si prezantuese të mundshme të edicionit të ri, duke e bërë situatën edhe më interesante dhe duke i lënë shikuesit të presin me padurim njoftimin zyrtar.

Kryetari i Prishtinës në pushime me familjen, këtë vend zgjodhi për këtë verë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar pushimin verorë me familjen e tij.

Ai se bashku me gruan dhe fëmijët shfaqet tejet i lumtur në Ulqin.

Kujtojmë që këto janë pushimet e para për këtë verë që Rama po i kalon me familje.

Larg luksit dhe vendeve të shtrenjta Rama këto pushime po kalon së bashku me shumë pushues në plazhet publike në Ulqin.
Teuta Krasniqi publikon foto intime me të dashurin

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka nisur pushimet për këtë verë.

Ajo ka publikuar disa momente intime me të dashurin.

Teuta duket më e lumtur se kurrë pran personit të zemrës.

Nuk mungojnë as puthjet në publik, e që ajo vendosi ti ndaj me ndjekësit në instagram./kosovarja

Shiko foton:

Getinjo nuk po i ndahet Albës, ja veprimi që bën

Getinjo edhe pse tash e një kohë ka vendosur të qëndroj larg muzikës por jo edhe rrjeteve sociale.

Kohë pas kohe reperi ndanë postime të ndryshme nga jeta e tij private, shkruan “Kosovarja”.

Ndjekësit e tij kanë venë re një detaj, ku reperi ka pëlqyer disa foto të Albës në ‘Instagram’.

Deri me tani dyshja nuk kanë treguar se mund të kenë një raport me njeri tjetri, por thjeshtë një miqësi në mediat sociale.

Për ndryshe Alba Vukaj ka përmbyllur sezonin e emisionit të saj veror në ‘Era verë’ ku ishte për herë të parë në rolin e moderatores

Jakup Krasniqi bëhet gjysh

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është bërë gjysh.

Këtë lajm e ka dhënë vajza e Krasniqit, Gresa, nëpërmjet profilit të saj në Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë:

Odeta ime,

Mirë se erdhe në jetë bija ime. Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur.

Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke ndëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim!

Te duam qe tani, kaq shume dhe pa fund.

Nëna dhe Babi

Mozzik dhe Lotina “trazojnë” rrjetin me fotografinë e fundit

Lidhja e Mozzikut me Lotina Hazirin është tejet e komentuar në mediet e shtypit rozë.

Prej kur bënë të ditur relacionin e tyre të dashurisë, ndjekësit përcjellin secilin hap të çiftit.

Postimet e përbashkëta të tyre nuk kanë munguar kohëve të fundit, pavarësisht se në fillim kanë nguruar ta bëjnë një gjë të tillë.

Së fundmi, çifti ka qenë i ftuar në një aheng familjar, event nga i cili kanë publikuar disa fotografi duke pozuar së bashku.

Mozzik kishte veshur një kostum elegant, derisa Lotina zgjodhi që për të këtë event të vishte një fustan të gjatë, të zi.

Të dy dukeshin shumë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, duke treguar se dyshja po e shijojnë romancën.

Kaderit po i mungon ky person nga ‘Big Brother’

Që nga pjesëmarrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Kaderi me paraqitjen e saj ka fituar mijëra zemra të ndjekësve.

E para ishte Shqipja qe ka publikuar një foto në përqafimin e Kaderit duke u shprehur “Të dua poki, me mungon”.

Ndërsa Kaderi i përgjigjet “Edhe mua me mungon shumë”.

Nga kjo kuptojmë se ish banoret vazhdojnë të kenë raporte të mira edhe nga dalja e reality show-it.

Alba shpërthen në lot, shikojeni momentin emocionues në studio

Sonte përfundoi emisioni “Era Verë,” dhe ishte një mbrëmje plot emocione.

Pas një sezoni të suksesshëm, ku çdo natë na shoqëroi me energjinë e saj, Alba Vukaj iu përgjigj pyetjeve në rubrikën “On Fire.” Kjo rubrikë, e cila është e njohur për pyetjet e saj të mprehta dhe nganjëherë provokuese, solli një moment të papritur ndjenjash për moderatoren.

Alba, e cila është e njohur për pozitivitet dhe buzëqeshje, u befasua nga një pyetje që e preku shumë, ku dhe filloi të qante.

Se si iu përgjigj pyetjeve, dhe çka e preku më së shumti e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

VIDEO