div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-183 category-paged-183 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dua Lipa me një biznes të ri

Dua Lipa po përgatitet të lansojë gamën e saj të akulloreve ndërsa aplikon për një licencë për të mbrojtur emrin e saj si markë për marketingun e një sërë ëmbëlsirash të ngrira të dielën.

Këngëtarja 29 vjeçe, e cila tashmë ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturën të quajtur Service95, është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë, shkruan DailyMail.

Aplikimi i saj mbulon shitjen e ‘akulloreve jo të qumështit, akulloreve në kon, akulloreve me qumësht, ëmbëlsirave me akullore, tortave me akullore dhe pijeve me akullore’, së bashku me milkshake dhe kos.

Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.

Ajo i tha Greg James në BBC Radio 1 se nuk është një fanse e akullores me çokollatë dhe në vend të kësaj ‘merr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri mbi të, dhe kripë deti’.

Ndërkohë, Dua ndau një numër fotosh mahnitëse në Instagram të dielën ndërsa pozonte në bikini gjatë një udhëtimi të luksit për ditëlindjen e saj të 29-të.

Këngëtarja tregoi figurën e saj të mahnitshme trupore në një palë bikini të modeluar të cilin e kombinoi me një fund të bardhë të valëzuar dhe një bluzë të bardhë me rrjeta ndërsa pozonte për foto.

Pas një periudhe të ngarkuar, ajo po shijon një pushim me miqtë, familjen dhe të dashurin Callum Turner, 34 vjeç.

Në fund të këtij viti është planifikuar të fillojë një turne në Azi në nëntor dhe dhjetor para se të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nismë e re e akullores vjen ndërkohë që Dua është gati të bëhet femra më e pasur në pop-muzikën britanike pas ndarjes nga kompania e saj e menaxhimit (TaP Music) dhe fillimit të punës me babain e saj biznesmen, Dukagjin Lipa.

Rita Ora flet për gjendjen shëndetësore të saj

Rita Ora sapo siguroi fansat e saj për gjendjen e shëndetit. Sipas përditësimit të fundit shëndetësor që ajo dha për The Sun , këngëtarja 33-vjeçare sqaroi gjendjen e saj shëndetësore pasi ishte shtruar më parë në një spital të Budapestit muajin e kaluar.

Këngëtarja For You zbuloi se kishte vuajtur nga një problem shëndetësor mjaft i frikshëm që çoi në anulimin e setit të saj në Campus Fesztival në Hungari, i cili ishte planifikuar për 27 korrik.
Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita ndau një përditësim se si u përball me një “frikë të vogël shëndetësore” dhe tani është “rikthyer në 100 për qindshin e saj”.

Edhe pse këngëtarja e këngës Your Song nuk zbuloi saktësisht se çfarë shkoi keq nga ana shëndetësore, ajo shkoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për t’u kërkuar falje fansave të saj për koncertin që u anulua.

“Ju lutem falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte,” shkroi ajo, duke shtuar, “Duke kaluar natën në spital në Budapest, duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe unë jam sinqerisht mirënjohës për mirëkuptimin tuaj.”

Kanita, e veçanta që studion stomatologjinë dhe është talent në muzikë

Kanita Kelmendi është një vajzë që studion stomatologjinë dhe ka shumë talente.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Era Verë”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj. Po ashtu, Kanita merret edhe me TikTok, ku ka një numër të madh ndjekësish.

Por, ajo çka e veçon këtë vajzë është edukata. Se çfarë thotë për profesionin e saj dhe si këndon, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Gazeta Express/

Zbulohet e dashura e re e Ben Affleck-ut

Aktori amerikan Ben Affleck, i cili së fundmi është ndarë nga bashkëshortja, këngëtarja, Jennifer Lopez, raportohet se është në lidhje me Kathleen ‘Kick’ Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedyt Jr.

Kennedy Jr. është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së.

Daily Mail ka shkruar se Affleck është parë më Kickun, pas ndarjes nga krijuesja e hitit “Love Don’t Cost a Thing”.

Gjithashtu është raportuar se para se ta rregullonte lidhjen me Lopezin, ishte në një lidhje të shkurtër me 36-vjeçen.

Statusi martesor i fituesit të çmimi “Oscar” është konfirmuar javën e shkuar, pasi 55 vjeçja dorëzoi kërkesën për divorc ndërkohë që u bë e ditur se çifti ishte ndarë në muajin prill.

Tani disa burime kanë thënë se Affleck është parë duke qëndruar bashkë me Kicken, por aktori ka qëndruar i heshtur rreth detajeve të kësaj lidhje sepse Kick nuk dëshiron të shihet si “dashnore”.

“Ben e Kick kanë qenë bashkë për pak kohë para se ai të lidhej me Jenniferin. Ata janë takuar sepse Beni është nga Bostoni, e kur jeton atje, e di që familja Kennedy është si mbretëri”, ka thënë burimi, ndërkohë që ka shtuar se Benit i dukej sikur u bë pjesë e kësaj familje, por Kick ishte shumë e re dhe nuk ishte e gatshme për asgjë serioze.

Burimi ka thënë se Kick e Affleck nuk kanë pasur asnjë aferë ndërkohë që aktori ishte i martuar.

“Është interesante për shoqërinë e saj, që menjëherë pas divorcit Beni filloi të rrinte sërish me Kicken, familjen e së cilës ai e sheh si mbretëri”, ka thënë burimi duke shtuar se ajo nuk është “dashnore” dhe nuk është aspak si Lopezi, ajo i mban gjërat shumë private.

Ndër të tjera burimi ka thënë që Kickes nuk i intereson mendimi që ka Lopez për lidhjen e saj me Affleckun.

“Ata nuk po nguten, ajo po e shijon kohën që po kalon me të. Rrinë në Hotelin Beverlly Hills, sepse është i vetmi që lejon privatësi të nivelit që nuk ofrohet askund tjetër”, ka thënë burimi.

Një tjetër burim ka thënë se ata vetëm sa janë duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe ende nuk mund të thuhet se ka diçka në mes tyre.

Nuk dihet se si janë takuar Kicke dhe Affleck.

Kick është aktore që ka luajtur role të vogla nëpër disa seriale, përfshirë “Curb Your Enthusiasm”. Ka diplomuar në Universitetin Stanford të Kalifornisë, ku ka studiuar histori dhe teatër.

Affleck dhe Lopez së pari u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Gigli” në vitin 2002 dhe më pas u fejuan. Në vitin 2004 ata u ndanë, për t’u ribashkuar 20 vjet më vonë në vitin 2022 kur edhe u martuan.

“Motra më drogoi dhe donte të më shiste”, Mariah Carey bën deklaratën e fortë

Mariah Carey rrëfeu së fundi se nëna dhe motra e saj vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës. Në një deklaratë tronditëse, këngëtarja, 55 vjeçe, njoftoi vdekjen e nënës së saj Patricia, 87, dhe motrës Alison, 63 vjeç.

Mariah i tha revistës People se: ‘Zemra ime është thyer që humba nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike, edhe motra ime vdiq në të njëjtën ditë.Ndihem e bekuar që munda të javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste.

E vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë gjithë kësaj kohe kaq tq të vështirë.” Nuk kishte asnjë informacion të mëtejshëm për shkaqet e vdekjes së Patricias dhe Alison.Marrëdhënia e Mariah me nënën dhe motrën e saj ka qenë e diskutuar shumë në media vitet e fundit. E motra kishte luftuar për tre dekada me varësinë nga lëndët narkotike, dhe marrëdhënia mes tyre qe ftohur. E ëma qëndroi me të atin e këngëtares, afrikano-venezuelianin Alfred Roy Carey, derisa ajo ishte tre vjeç.

Babai i Mariah vdiq në moshën 72-vjeçare në vitin 2002.Martesa ndërracore e prindërve të saj nuk u pranua nga të afërmit e nënës së saj, dhe ata më vonë u divorcuan.

Ndërsa Alison përvec abuzimit me drogën, kishte qenë për një kohë të gjatë edhe e pastrehë, ndërsa ishte gjithashtu HIV pozitive. Mariah është shprehur më parë për të motrën se : “Kur isha 12 vjeç, motra ime më drogoi me Valium, më dha kokainë, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste te një tutor”.

Edona James thotë se është kërcënuar me jetë

Ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Edona James është kërcënuar me jetë.

Ajo publikoi kërcënimin që e mori nga një person i cili kishte kërkuar vrasjen e saj.

Me anë të postimit, ajo zbuloi që rastin e ka paraqitur në polici.