Shyhrete Behluli me urim të ngrohtë për miken e saj, Remzie Osmanin

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka gjetur fjalët më të bukura për ta uruar mikeshën dhe kolegen e saj të ngushtë, Remzie Osmanin, me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen @remzie.osmani! Të deshiroj shëndet e suksese!,” ka shkruar Shyhretja, me një fotografi nga 50-vjetori i karrierës.

Miqësia e tyre shumëvjeçare vazhdon të jetë shembull për publikun dhe fansat të cilët i duan dhe i përkrahin në çdo lëvizje.

 

“Suksese dritë e diellit” – Jozi nxjerr këngë të re por vëmendjen e merr komenti i ish-banores!

Joz Marku ka sjellë këngën e tij më të re.

Projekti vjen solo dhe titullohet “Po shprehem”.

Projekti muzikor vjen fiks në ujërat e stilit të Jozit por një koment ka marrë vëmendje të madhe.

Bëhet fjalë për Livian që e ka përkrahur duke i dhënë Jozit një epitet të veçantë.

“Suksese dritë e diellit”, është shprehur ajo duke treguar afërsinë e respektin që ka për Jozin.

Këngën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

“Perla” e Fjolla Morinës: Kur je keq, të duan vetëm nëna dhe qeni yt

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina duket se ka pasur një ditë dëshpëruese.

Si rezultat i kësaj, ajo ka postuar një thënie që tregon për gjendjen e saj emocionale, shkruan IndeksOnline.

“Kur je mirë, të duan edhe lakuriqët e natës; kur je keq, të do vetëm nëna dhe qeni yt,” ka shkruar Morina.

Alketa Vejsiu zbulon veturën e saj luksoze (Foto)

Njëra ndër prezantueset më të mira shqiptare, Alketa Vejsiu kohën e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këtë herë, Alketa ka zbuluar veturën e saj luksoze të tipit “Mercedes e- Class”, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se Vejsiu është njëra ndër prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. /IndeksOnline/

 

 

Gjendja shëndetësore e Bleros në dyshim, shtrihet në spital

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi i njohur si Blero duket se nuk e ka edhe aq mirë gjendjen e tij shëndetësore.

Pak minuta më parë në llogarinë e tij në Instagram, ajo ka publikuar një foto duke marrë infuzion, shkruan IndeksOnline.

Blero nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së tij, megjithatë urojmë që ta kalojë së shpejti.

Delfina Krasniqi feston ditëlindjen, urimi i deputetit shkrin zemrat

Prezantuesja e mëngjesit në RTK, Delfina Krasniqi, sot ka ditëlindjen.

Por më shumë se festa, vëmendjen e mori urimi publik i bashkëshortit të saj, analistit dhe deputetit Artan Behrami, shkruan “Kosovarja”.

“Gëzuar! Të urojmë jetë të mbushur me shëndet, dritë e dashuri. Të duam pafund, së bashku me Teon dhe Rein. Edhe 100”, shkroi Behrami.


Urime!

Remzije Osmani feston ditëlindjen sot, kaq vjet i mbushi

Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani sot ka mbushur plotë 54 vite jetë.

E për këtë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët.

Shyhrete Behluli, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, ka zgjedhur fjalët me të mira për Osmanin.

“Urime ditëlindjen Remzie Osmani të dëshiroj shëndet e suksese”, shkroi ajo.

Dj Geek feston ditëlindjen vet i dyti, zbulon partneren

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek.

Ditën e djeshme, Geek festoi ditëlindjen e tij, një ditë e cila u shoqërua me urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës në rrjete sociale.

Megjithatë, përtej mesazheve të pafundme që mori, ishte një detaj që mori të gjithë kureshtjen e publikut.

Geek ndau një foto të veçantë nga mbrëmja e tij, ku shihej i përqafuar me një vajzë misterioze, duke lënë të kuptohet se ai tashmë është në një lidhje dashurie.

Festa duket se nuk u shënua me zhurmë e madhështi, por me intimitet, pasi DJ Geek vendosi ta festojë këtë ditë të rëndësishme vetë i dyti, pranë personit që i ka fituar zemrën.

Në foto, ai u kujdes që identiteti i të dashurës të mos zbulohej, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth saj.

Habiten ndjekësit, Xheneta nxjerr Gjestin në story?

Ish finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka ngjallur reagime në rrjete sociale me Instastory-n e fundit, ku ndau një foto misterioze të flokëve biond platin, duke shkruar sipër: “Gjeni personazhin”.

Ky veprim ka bërë që shumë ndjekës ta lidhin menjëherë me një nga personazhet me të cilët ajo pati afërsi gjatë kohës në shtëpinë e Big Brother – Gjestin.

Postimi i saj i fundit shihet si një rikthim tek kujtimet e asaj kohe, duke i bërë ndjekësit të pyesin nëse Xheneta po tenton të risjellë vëmendjen mbi atë marrëdhënie të lënë pas apo thjesht ka dashur të krijojë pak mister me ndjekësit e saj.

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të japë ndonjë shpjegim tjetër, apo do ta lërë publikun të vazhdojë me hamendësimet. /Prive By Liberta Spahiu

Moment i papritur: Diola pa rroba, Erolldi i dërgon tortën në shtrat

Ditën e sotme, Diola Dosti feston ditëlindjen.

Urimi i parë dhe më i ndjerë erdhi nga i dashuri i saj, Erolld Belegu, shkruan Indeksonline.

Ai kujdeset që t’i dërgojë tortë tek shtrati, duke kapur një moment të veçantë dhe të sikletshëm për Diolën.

E shtrirë në shtrat dhe pa rroba, Diola u shfaq e buzëqeshur dhe e plotësuar nga kjo befasi e dashur.

VIDEO