div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-5 category-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdekja e Shemit, reagon Gili

Këngëtarja e njohur, Gili, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Gili shkroi: “Pusho në parajsë, legjendë”.

Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi-  Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vdekur. 

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net.

Ende nuk dihen arsyet e vdekjes.

Myzhde! Xheneta: “Jam bërë mami”

Xheneta Fetahu, e cila këtë sezon në ekran ka rolin si opinioniste e formatit “Big Talk” në Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit tejet të veçantë.

Ish-banorja, e cila tashmë analizon dinamikat e shtëpisë më të famshme në Kosovë, ka lënë për një moment debatet televizive për të ndarë një gëzim personal në Instagram.

Ajo prezantoi “dashurinë” e saj më të re me një mbishkrim që ngjalli menjëherë kuriozitet.

“Jam bërë mami… Përshëndeteni Coco-n” shkruan opinionistja krahas fotos.

Në fakt, bëhet fjalë për një kotele të vogël dhe shumë të lezetshme të racës gri me të bardhë. Me këtë postim, Xheneta tregon anën e saj të butë jashtë studios duke e prezantuar Coco-n e vogël si “fëmijën” e saj më të ri.

Duket se mes angazhimeve të shumta televizive dhe komentimit të lojës së banorëve, Xheneta po gjen qetësinë duke u kujdesur për miqtë me katër putra. /Prive By Liberta Spahiu

Do mundesh pa mua…?” – Biseda e fundit e Shpat Kasapit me bashkëshorten përlot publikun

Mbrëmja e djeshme shënoi një moment të veçantë në historinë e spektaklit Big Brother VIP Albania, por gjithashtu solli një kujtim të dhimbshëm për një humbje të madhe.

Gjatë Prime-t të parë, publiku u përball me një homazh emocionues për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të hynte në shtëpinë më të famshme të vendit.

Selvija Jao, bashkëshortja e Shpatit, ndau me publikun një bisedë të fundit mes tyre, e cila tani tingëllon si një paralajmërim i hidhur.

Ajo shprehu ndjenjat e saj për mungesën e tij dhe për sfidat që do të përballonte si nënë e vetme për djalin e tyre, Roelin.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?” shprehet Selvija, duke theksuar se shqetësimi i tij kryesor ishte familja dhe jo fama.

Selvija e siguroi atë me optimizëm: “Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.” Por tani, ajo e kupton se mungesa e tij është më shumë se një distancë fizike; është një boshllëk emocional që nuk mund të mbushet.

Homazhi në Top Channel riktheu dhimbjen e humbjes dhe faktin se të gjitha planet dhe ëndrrat e tyre për Big Brother u shndërruan në një realitet të hidhur.

Selvija pranon se kishte shpresuar se gjithçka do të ishte vetëm një vonesë e gjatë, duke pritur që Shpati të hynte në lojë.

Dhimbja e saj thellohet kur mendon për djalin e tyre, Roelin. Ajo shprehet se zemra i copëtohet çdo ditë, pasi ai e kërkon Shpatin kudo dhe nuk e gjen.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk shuhet kurrë,” thotë ajo.

Selvija përfundon mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Më mungon më shumë sesa fjalët mund ta mbajnë.”

Kjo shprehje e ndjenjave të saj na kujton se dashuria dhe humbja janë dy anët e një monedhe, dhe se kujtimi i Shpatit do të jetojë gjithmonë në zemrat e atyre që e donin.

Nora dhe Roberti prapë bashkë aty ku nuk pritej

Pasi surprizuan publikun me paraqitjen e përbashkët në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ish-çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

Atmosfera në studio, e cila u karakterizua nga batuta sportive, energji pozitive dhe performanca live me “Robi Band”, u prit mirë nga ndjekësit, duke u parë si një dëshmi e raporteve të tyre të maturuara pas ndarjes.

Gjatë emisionit, dyshja ndanë skenën duke interpretuar bashkë, moment ky që duket se ka shërbyer si pikënisje për t’u rikthyer si kolegë edhe në evente të tjera.

Tanimë është konfirmuar se Nora dhe Roberti do të jenë bashkë edhe në punë gjatë ditëve festive. Në rrjetet sociale po qarkullon posteri zyrtar, i cili njofton performancën e tyre të përbashkët më 2 janar. Kjo shënon një etapë të re në karrierën e tyre, ku përtej historisë personale, ata bashkojnë forcat për të sjellë atmosferë festive për publikun. /Prive By Liberta Spahiu

Mirlind Daku bëhet baba për herë të parë, emri i bebes po tërheq vëmendje

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij. Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij.

Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues:

Foto: Vesa Vllasaliu / Instagram

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”

Vesa dhe Mirlindi tash e një kohë të gjatë janë bashkë porse rrallëherë kanë ndarë detaje nga romanca e tyre.

‘Ti ke fëmijë me serbe’, Labinoti i kthehet keq Labit

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga një debat i fortë, ku protagonistë të kësaj përplasjeje ishin Sasa, Labi dhe Labinoti. Ajo që nisi si një diskutim mbi identitetin dhe ndjenjat kombëtare, ka degjeneruar në akuza personale dhe të papritura.

Akuzat për jetën private

Gjatë debatit, Labi ka vënë në pikëpyetje ndjenjat kombëtare të Sasës, duke e pyetur atë nëse ndihet vërtet shqiptare. Kjo pyetje ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Labinotit, i cili ka ndërhyrë ashpër duke i kujtuar Labit të kaluarën e tij jashtë shtëpisë. Labinoti e ka thumbuar drejtpërdrejt Labin, duke i thënë se ai nuk ka moral të bëjë pyetje të tilla kur vetë ka krijuar familje me një serbe.

“Ti ke fëmijë me serbe”

Me tone të larta, Labinoti i është drejtuar Labit me fjalët: “Si po e pyet Sasen a ndihesh shqiptare, kur ti je më keq? Ti ke fëmijë me serbe jashtë!”.

Mohimi dhe tensioni në kulm

Nga ana tjetër, Labi i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, duke i quajtur shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij. Megjithatë, Labinoti nuk është tërhequr, duke deklaruar me bindje se këto janë të vërteta që ai i di me siguri dhe se “faktet nuk mund t’i mohosh”. /Prive By Liberta Spahiu

 

Produksioni i BBVK del me njoftim për gjendjen shëndetësore të Albës

Pas shqetësimeve të para mbi gjendjen shëndetësore të Albës, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar njoftimin për të.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, është bërë e ditur se Alba nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional.

Produksioni ka sqaruar se largimi i saj është i përkohshëm dhe ka ardhur si nevojë e menjëhershme për kujdes shëndetësor.

“Alba ka lënë shtëpinë për pak kohë pasi nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional,” thuhet në njoftimin e tyre, duke treguar se Alba do të rikthehet në lojë pasi gjendja e saj të stabilizohet.

/Prive By Liberta Spahiu

Alba humb vetëdijen, përfundon në spital

Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”.

Mësohet se banorja Alba Pollozhani ka pasur një komplikim shëndetësor, duke humbur vetëdijen gjatë qëndrimit në shtëpi. Sipas raportimeve të para nga IndeksOnline, gjendja e saj ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Alba është transportuar me urgjencë drejt një spitali privat, ku aktualisht po trajtohet nga ekipi mjekësor. Burimet e IndeksOnline bëjnë me dije se ajo po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve të nevojshme për të kuptuar shkakun e këtij incidenti, ndërkohë që po shoqërohet në çdo hap nga stafi i produksionit.

Mbetet të shihet nëse ky incident do të ndikojë në rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Kërset grushti në një emision shqiptar, pezullohen dy konkurrentët

Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e djeshëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy konkurrentëve ka kaluar kufijtë e fjalëve dhe ka përfunduar në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu dy nga konkurrentët, Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përplasën verbalisht, për të degraduar më pas në një incident që tronditi publikun dhe pjesëmarrësit në program. Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi nga një koment provokues “të dogji”, i drejtuar nga njëri konkurrent ndaj tjetrit.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Komenti nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti tjetër, i cili u ngrit nga vendi i tij, duke shkaktuar tension dhe përshkallëzim të situatës në studio. Debati u përshkallëzua me tone të larta, duke kaluar më pas në kontakt fizik mes dy djemve, ndërsa produksioni dhe konkurrentët e tjerë ndërhynë për të ndalur përplasjen.

Gjatë kaosit në studio, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke bërë akuza ndaj njërin prej djemve, duke thënë se ai ishte në gjendje të dehur dhe se nuk po aktronte për kamerat. “Është tap, nuk po aktron, ka pirë alkool”, dëgjohet të shprehet ajo, deklaratë që shtoi edhe më shumë tensionin në situatë.

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit kanë shprehur shqetësim për nivelin e dhunës në një format që synon njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike.