Gjesti nuk ia ktheu mesazhin, reagon Xheneta: Njerëz të çuditshëm…

Ditën e djeshme, ish-banorja e “BBVK3”, Xheneta Fetahu, mori vëmendje me deklaratën e saj.

 

 

 

Ajo tha se e ka uruar Gjestin për ditëlindje me një mesazh por ai njëjti nuk ia ka kthyer, shkruan Indeksonline.

E duket se ndjekësit e dyshes kanë menduar që do të ketë një rikthim mes tyre.

Me anë të një shkrimi të gjatë, modelja theksoi se është “single”, e fokusuar dhe jeta e saj ecën përpara.

 

 

 

 

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

 

 

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje, ja si reagoi ai

Ditë me parë ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti festoi ditëlindjen, e për ketë nuk kishte munguar edhe urimi nga ish-partnerja e tij Xheneta.

Ajo në emisionin ‘Trotuar’ tregoi se ka uruar Gjestin për sukseset dhe ditëlindjen e tij, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, Xheneta nuk mori një përgjigje të njëjtë nga Gjesti, pasi ai kishte vendosur të mos i kthejë mesazhet.

Kujtojmë se Gjesti ka treguar se aktualisht po shijon marrëdhënien me Egli Takon.

 


Xheneta shtatzënë për herë të parë?

 

Kur i del para fotoja e Drilonit, Xheneta nuk përmbahet – ja çfarë bëri!

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku i ka dhënë fund shumë aludimeve e marrëdhënieve që kishte me disa persona.

Në një moment kur i është shfaqur fotografia e Drilon Ramës, ajo e shqeu dhe e hodhi në tokë.

Ajo tha në një moment ‘ky djali që vdes pas meje’, duke folur më pas për raportin me të.

Ndër të tjera, modelja thotë se e ka fituar ‘gjyqin’ me të, pavarësisht se nuk shkoi deri në atë pikë.

“Ky që vdes pas meje. Pse është boksier ky. Nuk i lejohet të bëj boks më. Tipik ai çuni që në shtëpi shkon i thotë mamit do ta sjell një gocë kështu kështu dhe në prapaskenë më thërret mua”, u shpreh ajo.

“Nuk ka shkuar deri në gjyq. Lufta mediatike, e kam luftuar unë dhe ai ka qenë i vetëdijshëm për çdo gjë që kam publikuar. Të ka ofenduar më së shumti dhe të rri te banesa, dhe unë kam bërë gjithçka me dëshmi”, shtoi mes tjerash.

Xheneta po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e shtypin rozë, përkundër që Big Brother ka mbaruar që disa muaj.

Gjesti tregon me cilët nga ish-banorët ka ruajtur kontakte, befason me emrat

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka dhënë intervistën e parë që pas mbarimit të këtij reality shou.

Ai ka folur për gjërat pas këtij formati, jetën private e po ashtu edhe për projektet e reja.

Mes tjerash flet edhe për ish-banorët, me cilët nga ta ka ruajtur kontakte pas përfundimit.

I njëjti thekson se ka folur së fundmi me Valbona Mhillin dhe Shkëlzen Oruçin.

“Me Valbonën kam komunikuar tani vonë, me Xenin pak. Me tjetër kë nuk po di, asnjë pothuajse. Shumë i ngarkuar, në jetë reale me u rikthy shumë zor, edhe po i dëgjoj duke folur gjithka, kështu që ata akoma po merren me Big Brother”, tha ai.

Tutje shtoi: “Ka qenë çfarë ka qenë ka përfunduar Big-u çka po do më, natën e mirë”.

Duket se këngëtarit pejan nuk po i pëlqejnë gjërat që po fliten për të, meqë loja ka përfunduar dhe se duhet të merret secili me jetë të tyre.

“Po m’vjen me kajt”, çka ndodhi me Anisen?

Pas operacionit që shkaktoi shumë zhurmë publike, Anisa Veseli është tashmë në fazën e rehabilitimit.


Këngëtarja dhe influencerja e ka marrë veten thuajse tërësisht nga ndërhyrja e vështirë dhe dalëngadalë po i rikthehet përditshmërisë.

Prej disa ditësh, ajo po qëndron tek familja në Norvegji ku edhe është bërë emocionale me një rrëfim që ka ndarë me ndjekësit.

‘Sot jam zgjuar e prekur. Po më vjen me qajtë. Jam duke marrë shumë mesazhe për motivimin që e kanë marrë plot njerëz me e bë operimin si unë. Një çikë e kishte kryer operimin para tre dite dhe ma ka dërguar foto’, thotë ajo mes tjerash në video teksa me zor mbanë lotët.

 

 

Kujtojmë se historia e operimit të saj ishte bërë shumë mediatike teksa në fund, gjithçka ishte kryer nga dhurues anonim të cilët ia mundësuan Anisës të heqë një barrë shumë të madhe shëndetësore dhe psikologjike që e kishte prej vitesh.

VIDEO

Një yll: Zbulohet partnerja e tiktokerit Egzon Sahiti

TiKtokeri i njohur Egzon Sahiti na pushton feed-in çdo ditë me kontentin e tij super kreativ që e ka listuar ndër personat më të ndjekur e më të pëlqyer të momentit.

Por, pak dihet sa i përket partneres së tij që ai e ka mbajtur krejtësisht larg punës dhe audiencës milionëshe që e ka në rrjete sociale.

Sidoqoftë, përtej syrit të publikut, ai prej kohësh është në një lidhje serioze dashurie me një vajzë të quajtur Doruntina.

E duket se planet janë për hapa të rinj.

Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu kanë bërë të ditur se Egzoni dhe Doruntina po planifikojnë ta çojnë lidhjen në një tjetër stad.

Thuhet se ata janë duke u bërë gati për fejesë këtë verë!

Për të gjitha të rejat, dihet vendi! Do t’iu lajmërojmë me patjetër.

Fotot e partnerës në videon e mëposhtme, rubrika “E vërtetë, e pavërtetë”.

Xheneta shtatzënë për herë të parë?

E ftuar në emisionin “E Diell” ka qenë Xheneta Fetahu.

Ajo u komplimentua për dukjen e saj por edhe u ngacmua nga moderatorët, shkruan Indeksonline.

Modelja u pyet se cila është arsyeja e këtij “zbukurimi”, dashuria apo shtatzënia.

“Mka dal nami që jam shtatzënë, se mka dal pak barku. Nuk jam shtatzënë vetëm kam fillu me shtu peshën që e kam humb”, tha ajo, duke theksuar se nuk është në pritje të ëmbël

E BUJSHME: Arbana Osmani rikthehet aty ku e ka vendin?

Pas një periudhe të gjatë spekulacionesh dhe pritjeje, Arbana Osmani duket se është gati për një rikthim të jashtëzakonshëm në ekranin shqiptar. Pas largimit të saj të bujshëm nga Top Channel dhe përfundimit të karrierës në formatin e njohur Big Brother VIP, fansat po pyesin vazhdimisht: Kur do ta shohim sërish në televizion?

Burime të besueshme për “Prive” sugjerojnë se Arbana është në negociata të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e ardhshëm të shtatorit, por kësaj here ajo do të shfaqet në një televizion tjetër, duke lënë pas platformën që e bëri të njohur.

Siç raportohet, TV Klan është kanali i ri ku Arbana po negocion për projektin e saj të ri. Një takim i fundit, sipas burimeve, ka ndihmuar në formimin e marrëveshjes dhe në përcaktimin e temave që do të trajtohen në këtë sezon të ri.

Interesimi për rikthimin e Arbana Osmanit në ekran është i jashtëzakonshëm. Ata që e ndjekin prej vitesh e dinë se ajo ka një aftësi të veçantë për të angazhuar audiencën me mënyrën e saj të raportimit dhe prezantimit. Arbanës i është dhënë mundësia për të sjellë një tregim të ri dhe për të mbajtur shkëndijën e interesit në një televizion tjetër.

Ngritja e një formati të ri në një televizion tjetër paraqet sfida të ndryshme, por gjithashtu nxjerr në pah dashurinë dhe mbështetjen e fansave. Ajo ka një bazë të fortë ndjekësish që e mbështesin atë në çdo hap të karrierës së saj.

Shfaqjet e saj kanë ndikuar në kulturën mediatike shqiptare për vite me radhë, dhe rikthimi saj do të kufizojë sigurisht interesin dhe audiencën. Për fansat, është një mundësi për të parë si Arbana do të riformatojë prezantimin e saj dhe sjelljen e re në ekran.

Nga ana tjetër, TV Klan ka bërë përpjekje të tjera për të tërhequr emra të njohur dhe për të rritur programacionin e saj, dhe bashkëpunimi me Arbana Osmani do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Energjia dhe karizma e saj do të jenë një plus i rëndësishëm për kanalin.

Ndërkohë, shumë fansa mezi presin që Arbana të bëjë një njoftim zyrtar për rikthimin e saj. Ky është sezon i mbushur me ngjarje përtej imagjinatës dhe përjetësisht do të kujtohet si një periudhë e madhe ndryshimesh për televizionin shqiptar. Një rikthim i tillë premton të krijojë diskutime të shumta dhe emocion përpara ekranit.

Kështu, pabesueshmëria se Arbana Osmani do të rikthehet në një televizion tjetër tregon për ndryshimet e shpejta në peizazhin mediatik shqiptar. Ajo ka gjithmonë pasur një ndikim të fortë, dhe rikthimi i saj është sigurisht një lajm që do të bëjë bujë në mediat sociale dhe do të mbajë fansat në prag të emocionit.

Xheneta Fetahu nuk ndalet, shfaqet joshëse – mesazhi i saj për Gjestin ndez rrjetet sociale

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Edhe tani ajo ka ndarë me ta disa fotografi, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër dhe po duket tejet bukur, raporton IndeksOnline.

Këtyre fotografive ajo ia ka bashkëngjitur një mbishkrim me nëj mesazh të dedikuar.

‘Vështirë për tu harruar’, ka qenë përshkrimi që Xheneta ju bën këtyre imazheve.

 

 

A është ku një mesazh për Gjestin? Këtë e di vetëm Xheneta.

Eurovision 2025: Austria rrëmben trofeun, Shqipëria u rëndit e…

Austria është fituese e Eurovisionit 2025. Këngëtari 23 vjecar, J J mori 178 pikë nga publikut, të cilat ishin vendimtare për fitoren e tij, shkruan Insajderi.

Austria mori në total 436 pikë.

Ndërsa Shqiperia me këngën “Zjerm” u rëndit e 8’ta në listën e Eurovizionit për vitin 2025.