Austria është fituese e Eurovisionit 2025. Këngëtari 23 vjecar, J J mori 178 pikë nga publikut, të cilat ishin vendimtare për fitoren e tij, shkruan Insajderi.
Austria mori në total 436 pikë.
Ndërsa Shqiperia me këngën “Zjerm” u rëndit e 8’ta në listën e Eurovizionit për vitin 2025.
Këngëtari i njohur Gjesti ka folur hapur për raportin e tij me Eglin në një intervistë të regjistruar për emisionin Goca dhe Gra.
I pyetur për marrëdhënien e tyre, Gjesti zgjodhi të jetë i sinqertë, duke e përshkruar situatën si një lidhje me ulje-ngritje duke u shprehur se janë të dy të zënë me punë.
“E kemi një lloj marrëdhënie. Kanihere po ndahem, kanihere po ndreqem. Edhe na i kemi punët tona por e kuptoj ngarkesën.”
I pyetur me cilën këngë do e përshëndeste Eglin, ai zgjodhi “E shkuar e harruar”.
“I kënaqur jam ditën kur t’kam njoft”, duke e shoqëruar deklaratën me një buzëqeshje .
Përveç jetës personale, Gjesti u shpreh se është duke punuar në projekte të reja muzikore, që pritet të publikohen së shpejti.
Në të njëjtën puntatë të emisionit, i ftuar live në studio ishte edhe Jozi.
Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe e pa paramenduar.
Pjesë nga intervista:
Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?
Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.
Egla Ceno: Çfarë të shtyu?
Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.
Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, de patjetër ishte një provokim
Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?
Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që ka ndjerë këtë situatë.
Egla Ceno: Çfarë tha familja?
Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.
Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?
Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.
Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore
Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.
Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?
Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga
Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.
Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.
Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.
në ‘Big Brother VIP Albania’ ashtu edhe pas përfundimit, raporti mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.
Pas përfundimit të spektaklit, shumë njerëz janë shprehur për marrëdhënien e dy ish-banorëve, por ata vetë ishin të heshtur deri tani. Ish banorja Amber, e cila ishte shumë aktive gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, ka dalë në një emision dhe ka zbuluar se Gjestit dhe Eglit janë ndarë.
Amber, gjatë diskutimit në emisionin ‘S’luan topi’, ka shprehur se, “Pas përfundimit të ‘Big Brother’, ai (Gjestit) nuk ka marrëdhënie me asnjë ish banor, madje as me Eglin; ata janë ndarë.” Këto deklarata kanë sjellë një debat të ri mbi jetën post-Big Brother dhe vështirësitë e ruajtjes së marrëdhënieve nën presionin e medias dhe opinionit publik.
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të veçantë dhe plot dashuri – njëvjetorin e fejesës me partnerin e saj Mergimin.
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, të ndarë nga fejesa e tyre, Engjëllusha ka shkruar:
“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, duke kujtuar edhe një herë këtë datë simbolike të tyre.
Kujtojmë që Engjëllusha herë pas herë ndan momente të veçanta krah partnerit të saj.
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar në mënyrë të bukur dhe emocionuese 35-vjetorin e lindjes së saj.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Marina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e saj portretin e vajzës së saj, Marget, një moment që fansat e saj e prisnin me padurim.
Duke shfaqur një video të ngrohtë, ajo na sjell një çast intim mes nënës dhe vajzës, teksa ata ndodhen përballë tortës me numrin 35.
Marina, e cila ka qenë gjithmonë një figurë influencuese në median shqiptare, duket se ka gjetur një mënyrë për të festuar jetën e saj dhe njëkohësisht për të ndarë me ndjekësit e saj një pakicë të jetës private.
Videoja që ndau përmban momente të lumtura dhe emocionuese, duke e bërë atë një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që e ndjekin.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme. Shumë prej tyre shprehën urime dhe mbështetje për Marinë, si dhe ndjenjat e dashurisë për të dyja, nënën dhe vajzën. Kjo video ka instinktivisht ndezur emocione të forta te ata që ndihen të lidhur me jetën e saj.
Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” ka publikuar renditjen e re javore të personazheve që kanë fituar (apo humbur) më shumë ndjekës në “Instagram”.
Në fokus këtë javë janë ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, të cilët po vazhdojnë të tërheqin vëmendje edhe jashtë shtëpisë.
Në vend të pestë renditet Gjesti, i cili për herë të parë ka shënuar rënie në ndjekës, duke humbur 1 mijë, nga 610K në 609K. Rozana Radi qëndron e pandryshuar me 469 mijë ndjekës.
Në vend të tretë vjen Egli Tako me një rritje të lehtë prej 1 mijë ndjekës, duke shkuar nga 361K në 362K. Ndërkohë, Gerta Gixhari ka përjetuar një rritje të ndjeshme me 12 mijë ndjekës, duke kaluar nga 108K në 120K.
Kryesuesja absolute për këtë javë është Loredana Brati, e cila ka fituar 13 mijë ndjekës të rinj. Nga 149K javën e kaluar, tashmë ajo numëron 162 mijë ndjekës në profilin e saj.