div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-9 category-paged-9 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E njihni këtë personazh publik, ai sot është moderator i njohur

Resul Sinani ka befasuar ndjekësit me një postim të veçantë, duke publikuar një fotografi të rrallë nga ditët e tij të rinisë.

Me stil tipik të viteve të atëhershme dhe pamje krejt ndryshe nga sot, fotoja ka ngjallur menjëherë nostalgji dhe shumë reagime në rrjete sociale.

Ai kujton me nostalgji kohën e ti si student me këtë fotografi të indeksit.

 

A e njohët?

Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit vjen me këtë njoftim

Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit.

E pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.

Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.

“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.

Publikimi ka sjellë një lumë komentesh ngushëlluese nga fansa dhe figura publike, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të artistit, duke dëshmuar ndikimin e madh që pati Shpat Kasapi në skenën muzikore shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu

 

Valbona Mhilli flet për kontaktin me Gjestin, pas rastit tragjik

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Gjestin, këngëtarin e njohur dhe fituesin e fundit të Big Brother Vip Albania.

Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive: “Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Përgjigja e saj vjen pas një periudhe të ndarë nga mediat, duke shtuar kureshtjen e fansave për gjenden emocionale të Gjestit.

 

Kujtojmë se muaj më parë pas një aksidenti tragjik në Pejë, vëllai i vetëm i Gjestit ndërroi jetë.

Që nga ajo kohë, artisti nuk ka bërë as edhe një paraqitje të vetme në rrjetet sociale.

Nora dhe Roberti bashkë? Ai i dhuroi unazën

Një gjest simbolik, rikthen vëmendjen te dinamika e një prej marrëdhënieve më të komentuara në skenën muzikore.

Në një mbrëmje ku e shkuara dhe e tashmja u takuan në mënyrë të pazakontë, këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuara e radhës në emisionin e ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Takimi i tyre televiziv — i rrallë dhe i kuruar me një komunikim të qetë, por me energji të nënkuptuar emocionale — solli momente për jetën personale, sfidat profesionale dhe rolin e tyre si prindër të Renees.

Gjatë bisedës, Istrefi tha se vitet e hershme të karrierës dhe vendimet personale kishin qenë një sfidë e vërtetë.

“Moment i vështirë ka qenë edhe kur jam feju në moshë të re, 22-vjeçare që kam qenë në kulmin e karrierës, mandej martesa, jam bërë nënë. Ka qenë e vështirë nëse mundem me u kthy aty ku e kam lënë, por pastaj jam kthy, nuk më ka ndiku edhe aq shumë”, deklaroi ajo, duke reflektuar mbi një periudhë të mbingarkuar nga presioni publik dhe përgjegjësitë familjare.

Berisha reagoi me humor — një stil i njohur i tij, kur pyeti:

A ke qenë e martume Nora se nuk e paskam dit?

Istrefi iu përgjigj me humor: “Po, njëherë po”.

Mirëpo, momenti që ngriti një atmosferën më intime erdhi kur Berisha nxori një kuti të vogël bizhuterish dhe i dhuroi Norës një unazë me diamant që, siç sqaroi, e kishte blerë në Shtetet e Bashkuara. Dhurata nuk ishte simbol romantik, por një premtim i lidhur me vajzën e tyre.

“Këtë (unazën) e mban ti deri sa Renee i bën 18 vjet”, i tha ai, duke e kthyer objektin në një kujtim që synon të udhëtojë me kohën, deri në moshën madhore të Renees.

Istrefi, e befasuar, reagoi me fjalë mirënjohje:

Paska me u gëzu Renee për këto unazë shumë të bukur, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.

Berisha shtoi se unaza kushtonte rreth 10 mijë dollarë, një detaj që e përmendi me të njëjtin humor karakteristik që përdor për të zbutur çastet e ndjeshme.

Takimi i tyre televiziv, më shumë se një episod showbiz-i, krijoi një dritare në mënyrën sesi dy ish-bashkëshortë navigojnë marrëdhëniet pas ndarjes — duke ruajtur një komunikim të hapur, ironi të lehtë dhe një fokus të përbashkët: vajzën e tyre./indeksonline.net

Emocione të forta në varrimin e Shpat Kasapi – Selvija përqafon vjehrrën në momentin e lamtumirës (VIDEO)

Në ceremoninë e varrimit të këngëtarit Shpat Kasapi, një nga momentet më prekëse ka qenë përqafimi midis bashkëshortes së tij, Selvija Jao, dhe nënës së tij — vjehrrës, ndërsa familja dhe miqtë qëndronin me ta për të ndarë dhimbjen e largimit të papritur.

Arkivoli me trupin e tij, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ishte vendosur pranë sallës ku u mblodhën njerëzit për ta përshëndetur për herë të fundit. Kur Selvija iu afrua familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit, përqafimi me nënën e Kasapit u pa si akt solidariteti dhe bashkimit familjar në një moment të vështirë për të gjithë.

Momenti është përcjellë me emocion të madh, dhe shumë nga ata që kishin ardhur për të përshëndetur artistin u prekën nga kjo pamje — simbol i humbjes, i dhimbjes dhe i humanitetit në situata tragjike.

‘Amanetin për Roelin do ta ruaj,’ fjalimi prekës i motres së Shpatit

Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë janë mbledhur në Pallatin e Kulturës në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.

Në këtë ceremoni, motra e tij, Jehona Kasapi, mbajti një fjalim prekës. E prekur thellë nga dhimbja, ajo shprehu vështirësinë për të gjetur fjalët për të përshkruar humbjen e vëllait.

Mesazhi Emocional i Motrës

Jehona, me lot në sy, e përshkroi Shpatin si një person me shpirt të mirë: “Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë.”

Ajo theksoi se buzëqeshja ishte “sinonim i yti” dhe se ai ishte një njeri me empati të madhe, i cili dinte t’i ndjente hallet e të tjerëve.

  • Jehona përmendi gjithashtu dashurinë e tij të madhe për fëmijët dhe pleqtë.

Ajo bëri një zotim publik se do ta kryejë amanetin e tij për djalin, Roelin. /Prive By Liberta Spahiu

 

‘Jeta ime’, Selvija i jep lamtumirën Shpatit, nëna Gjylymsere e ngushëllon
Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë – qytetin e tij të lindjes.

Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin.

Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Në një video shihet edhe bashkëshortja e të ndjerit, Selvija, e cila me lotë në sy i jep lamtumirën e fundit, babait të djalit të saj, shkruan IndeksOnline.

Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

Kjo është e dashura e re e Jozit? Foto

Një foto e vetme ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga aludimet. Joz Marku shfaqet krah një vajze.

Të veshur “në sinkron” me të zeza dhe me komente zemrash në Instagram, natyrshëm lind pyetja: A është kjo partnerja e re e reperit?

 

Sinan Hoxha bën gjestin human për Shpat Kasapin

Mbrëmja e koncertit të Sinan Hoxhës u kthye në një moment tejet emocional, pasi këngëtari vendosi të nderojë mikun e tij të ngushtë, këngëtarin Shpat Kasapi.

Para fansave, Sinani ndaloi performancën dhe kërkoi disa sekonda heshtje në kujtim të artistit.

Me zërin që i dridhej, ai u shpreh: “E kisha mik shumë të mirë… Lus Allahun që ai të këndojë atje lart bashkë me engjëjt.

Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Me pikëllim të thellë, komuniteti artistik dhe familja Kasapi njoftojnë se nesër (e Diel, 30 Nëntor) do t’i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, më 26 Nëntor 2025.

Familja njofton të gjithë dashamirësit dhe kolegët që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit, të marrin pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet në Tetovë.

Detajet e Homazheve dhe Varrimit (Nesër, 30 Nëntor)

Homazhet për nder të Shpat Kasapit, i cili kujtohet si “një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar”, do të mbahen nesër, sipas këtij orari:

  • Homazhet: Do të zhvillohen të Dielën, më 30 Nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në Pallatin e Kulturës – Tetovë.

  • Varrimi: Do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Ndarja e tij e papritur ka thyer zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Zëri i tij i butë dhe prania e tij do të mungojnë thellësisht në skenën muzikore. /Prive By Liberta Spahiu