Ish-kandidari për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka reaguar ashpër për ofendimet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i quajtur rrugaçër personat e tillë.
Si kundërpërgjgije, ai ndër tjera, ai shkëputi një pjesë nga rrëfimet e botuara të diplomatit amerikan e gazetarit, James Rubin, ku thotë:
“Gati çdo mëngjes Thaçi më telefononte në Departamentin e Shtetit me anë të aparatit satelitor. Ai ndodhej diku thellë në Kosovë, i strehuar me pjesën tjetër të udhëheqjes së UÇK-së. Këto thirrje të tij ishin veçanërisht të dhimbshme. Ai shpesh do të më tregonte dhe me detaje tmerruese, dëshpërimin e civilëve derisa forcat serbe po lëviznin vendbanim pas vendbanimi. Në një moment, thirrjet e tij u ndërprenë për disa ditë. Unë isha vërtetë i brengosur. Kur më në fund më tregoi se edhe vetë UÇK-ja ishte duke mbetur pa ushqim, barna dhe strehim, ndjeva një ndjenjë të çuditshme përgjegjësie për të dhe vazhdova të pyes nëse ai ishte në rregull.”
Prelvukaj në fund tha se Kosova s’ka pasur e as s’do të ketë personalitet më të madh sesa ish-presidenti Thaçi.