6.5 C
Pristina
E martë, 26 Nëntor, 2024

Shqipëria me strategji kombëtare për turizmin, pritet të…

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, që është dokumenti bazë për orientimin e zhvillimit të sektorit në 6 vitet e ardhshme.

Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030. Po ashtu sipas draft Strategjisë Kombëtare të Turizmit parashikohet që deri në vitin e fundit të kësaj periudhe, të regjistrohen rreth 70 milionë netë-qëndrime në të gjitha strukturat akomoduese të vendit duke u dyfishuar krahasuar me nivelin aktual.

Ndërhyrje parashikohet edhe në aspektin e taksave në sektorin e turizmitBrenda vitit 2030, pritet që të gjitha strukturat akomoduese sezonale të paguajnë 20 euro në vit për çdo krevat të shfrytëzuar nga turistët  në fazën fillestare duke vijuar të rritet në  50 euro .

Pavarësisht rritjes së shifrave të turistëve të huaj gjatë viteve të fundit duket se tashmë fokusi i qeverisë do të ndryshojë dhe do të orientohet drejt vizitorëve elitarë.

Në strategjinë e turizmit 2024-2030 parashikohen ndër të tjera  masa stimuluese për më shumë investime ndërsa perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si resorte për të shtuar strukturat akomoduese.

Ndër të tjera në vëmendje për zhvillimin e sektorit të turizmit është edhe rritja e cilësisë së shërbimit nëpërmjet  arsimit profesional.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here