div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32548 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Slavko Simiq me aktakuzë për sulm ndaj gazetarëve, nënkryetar i Kuvendit me votat e VV-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan “pro” që Slavko Simiq, i cili ka aktakuzë për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

104 deputetë votuan “pro”. Ndërkohë disa deputet të PDK-së votuan “kundër”, në Vetëvendosje nuk pati asnjë votë kundër. Votimi u bë “në pako” për të gjithë nënkryetarët.

Sipas Prokurorisë, deputeti Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, në bazë të nenit 404, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ai akuzohet se, gjatë një proteste kundër vizitës së ish-ministrit E.K., ka nxitur turmën të sulmojë gazetarët, pasi ish-ministri kishte dalë nga objekti i komunës.

Sipas aktakuzës, turma fillimisht kishte hedhur shok-bomba në drejtim të veturës zyrtare dhe, pas largimit të saj, me nxitjen e të pandehurit, kishte shpërthyer dhuna ndaj përfaqësuesve të mediave, të cilët janë goditur me grushte, shqelma dhe mjete të forta, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy gazetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *