Sondazhi i UBO Consulting, i prezantuar në “Debat Plus”, tregon se LDK kryeson si zgjedhja e dytë e qytetarëve me 18.5%, ndërsa 33.6% mbeten të pavendosur nëse shkohet në zgjedhje këtë të diele. Partitë tjera si LVV dhe PDK ndjekin me nga 16.5% dhe 13.7%.
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të dhëna nga një sondazh i realizuar së fundmi nga UBO Consulting, ku qytetarëve u është shtruar pyetja:
“Cila është zgjedhja juaj e dytë nëse votoni në zgjedhje këtë të diel?”
Sipas rezultateve të publikuara:
- LDK kryeson me 18.5% si zgjedhje e dytë, pasohet nga LVV me 16.5%, PDK renditet e treta me 13.7%,
- Lista për Familjen ka marrë 3.7%, AAK rezulton me 4%, NISMA ka 0.9%, AKR ka vetëm 0.1% ndërsa Lista Serbe ka 1.1%.
Nga ana tjetër, një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve nuk janë shprehur në mënyrë të qartë:
- 33.6% janë deklaruar si “të pavendosur” ose “nuk e dinë”,
- 0.8% kanë zgjedhur kategorinë “Tjetër”,
- ndërsa 7.1% kanë refuzuar të përgjigjen.
Ky sondazh hedh dritë mbi lëvizshmërinë e votuesve dhe preferencat e mundshme në një raund të dytë votimi hipotetik, duke reflektuar një skenë politike ende të paqëndrueshme dhe me nivel të lartë të pavendosmërisë.