21-vjeçari Binak Kabashi ka ndërruar jetë më 31 maj, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar 23-vjeçar me inicialet E.B.
Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook.
Familja po ashtu ka njoftuar se varrimi i të riut bëhet sot, në ora 14:00, në Kabash të Prizrenit.
